“Dëgjesat qytetare” dhe reforma në administratën publike

Aug 15, 2017 | 12:14
SHPËRNDAJE

zef-preciZEF PREÇI

Publikimi i “check-listës” së ankesave të qytetarëve që burojnë nga “dëgjesat qytetare” të organizuara muajin e shkuar nga Kryeministri Rama, përbën jo vetëm një risi ne politikën aktuale shqiptare sa i takon “qeverisjes me qytetarët” Publikimi i “check-listës” së ankesave të qytetarëve që burojnë nga “dëgjesat qytetare” të organizuara muajin e shkuar nga Kryeministri Rama, përbën jo vetëm një risi ne politikën aktuale shqiptare sa i takon “qeverisjes me qytetarët” të promovuar gjerë- sisht në prag të krijimit të qeverisë së re, por edhe….

Personalisht, duke mos u bashkuar me ata që e shohin këtë proces konsultimi publik thjesht si një reminishencë të së kaluarës komuniste, kam rezerva ndaj dobisë publike të kësaj mënyrë të qeverisjes dhe nuk besoj se do të mund të sjellë ndonjë ndryshim nga sjellja e sotmja kaq problematike e administratës publike. Kjo, jo për faktin se “magja” ku do të ngjizet “brumi qeverisës” është e njëjta, por edhe se loja me imazhin publik ka një kufi, tej të cilit mungesa e substancës qeverisëse e zhvendos gjithçka në fushën e propagandës dhe të retorikës politike boshe.

Por, gjithsesi, askush nuk mund të paragjykohet për sa thotë, por duhet të gjykohet për sa bën, dhe qeveria e re nuk ka filluar punë, kështu që këtë debat le ta vazhdojmë një herë tjetër, kur programi politiko-qeverisës i saj të jetë shpallur e të ketë filluar zbatimi i tij. E duke u kthyer te “dobia publike” e “dëgjesave” të muajit të fundit dhe raporteve të publikuara sipas qarqeve, unë besoj se ato janë një ndihmesë e madhe për ndërtimin e programit të qeverisë së re, të paktën për të njohur problematikën serioze qeverisëse në të cilën gjendet vendi e, mbi këtë bazë, nëse do të ketë vullnet politik të mjaftueshëm, edhe për të përcaktuar si përparësi të programit të qeverisë ndonjë apo ndoshta edhe disa nga këto probleme në nivel kombëtar dhe rajonal.

Mirëpo, këtu lindin disa pyetje dhe pikëpyetje që nuk marrin përgjigje, që lidhen me shkallën e njohjes së defekteve, mangësive apo dështimeve të qeverisjes së kaluar (që në fakt është kjo e pritshmja), me “ndarjen e roleve” ndërmjet institucioneve të shtetit që kemi, si dhe me “terapinë” apo masat që duhen marrë, si për përmirë- simin e gjendjes së krijuar dhe hedhjen e hapave përpara në konsolidimin e “shtetit të së drejtës”, në vend të “shtetit rrumpallë” që mjerisht kemi aktualisht.

Le t’i marrim me radhë këto probleme. Së pari, kur flitet për shkallën e njohjes së defekteve, mangësive apo dështimeve të qeverisjes, mendja ta do që si pikë reference të jenë raportet periodike të performancës së dikastereve dhe institucioneve publike të qeverisë dhe, në vartësi të saj, të institucioneve rregullatore të krijuara sipas Kushtetutës dhe atyre me ligj të veçantë, raportet e organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj. E nëse përjashtojmë për arsye të kuptueshme grupin e parë (qeverinë dhe institucionet e vartë- sisë), përgjithësisht hallkat e tjera kanë sjellë një evidencë të mjaftueshme të problematikës që ka shoqëruar qeverisjen gjatë katër viteve të fundit dhe më përpara.

D.m.th. është evidentuar mjaftueshëm mungesa e kapaciteteve teknike dhe profesionale në administratën publike, politizimi i saj dhe nepotizmi i gjerë, korrupsioni në emërimet në këtë administratë në nivele të ndryshme, pra dështimin dhe ndërtimin e saj; “kapjen e shtetit” nga oligarkia, gjë që ka sjellë deformimin e dukshëm të konkurrencës në tregun e punës dhe tregjet e tjera, mungesën e investimeve të huaja serioze në vend, tkurrjen e punësimit, rritjen e evazionit fiskal, etj.; ineficiencën e investimeve publike, si p.sh. copëtimin e fondeve buxhetore, rritjen e blerjeve dhe të porosive shtetërore për të cilat është proceduar në kushte emergjente, shkeljen e procedurave të prokurimit, etj.; keqadministrimin e utiliteteve publike (investimet në shpërndarjen e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, rrugët, etj.) dhe abuzimet me fondet buxhetore dhe borxhet e shtetit në këta sektorë; paaftësinë e dukshme dhe kapjen nga lobet e biznesit dhe ato politike të institucioneve rregullatore të tregut (bankat, tregun e sigurimeve, kontrollin e ushqimeve, etj.) që kanë çuar në përkeqësimin e funksionimit të tregjeve, e në fund të fundit penalizimin e padrejtë të konsumatorit, etj.

Me këto dua të them se gjendja shqetësuese aktuale përgjithësisht njihet mirë, madje edhe në rrugë institucionale është e informuar jo keq edhe vetë qeveria. Kjo, sepse sipas Kushtetutës, në piramidën shtetërore të kontrollit dhe auditimit qëndron Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), një institucion i pavarur, që në mënyrë konstante ka ofruar “lëndë të parë”, d.m.th. informacion zyrtar, të besueshëm dhe të ligjshëm mbi problemet dhe rekomandime të pafundme për rrugëzgjidhjet përkatëse administrative, apo përmes akteve ligjore dhe në shumë raste edhe nëpërmjet procedimit penal. E për sa i takon shkallës së zbatimit të këtyre rekomandimeve, kjo ka qenë, është dhe do të mbetet edhe në të ardhmen e kushtëzuar dukshëm nga shkalla e vullnetit politik të shumicës parlamentare dhe kryesisht të kreut të Ekzekutivit.

Gjithsesi, “dëgjesat qytetare” dhe raportet e bazuara në to mendoj se vlejnë të paktën për “t’u bërë gjyqin të zgjedhurve në pushtetit lokal”, që edhe pse u trumbetua me bujë si një ndër “reformat e mëdha të suksesshme” të katër viteve që shkuan, po rezulton që, me ndonjë përjashtim të rrallë, ishte një dështim që lidhet sa me emërimet politike të kryebashkiakëve dhe të këshilltarëve bashkiakë të “zgjedhur” nga qytetarët (të vetmit për të cilët votohet drejtpërdrejt në këtë vend), aq edhe për shkak të mosplotësimit në kohë të kuadrit ligjor për funksionimin e këtij pushteti.

Në këtë situatë mendoj se ka ndikuar edhe tradita e keqe e politikës shqiptare në lidhje me procesin e decentralizimit, sipas së cilës në duart e pushtetit lokal transferohen disa të drejta kryesisht të pashoqëruara me rregulloret dhe stafet përkatëse, ndërsa drejtpërdrejt ose tërthorazi nën kontrollin e qeverisë qendrore mbahen fort fondet buxhetore dhe të donatorëve, disa emërime të rëndësishme, etj. Shembull më i fundit ishte situata e zjarreve të javëve të fundit në vend që evidentoi, veç të tjerash, edhe paqartësitë dhe përplasjet e kompetencave dhe mungesën e plotë të përgjegjësisë së pushtetit vendor ndaj këtij fenomeni, edhe pse transferimi i pyjeve dhe kullotave në njësitë e qeverisjes vendore ka filluar qysh prej 15 vjetësh…

Së dyti, si subjekt i “dëgjesave” duket se ka qenë edhe “ndarja e roleve” ndërmjet institucioneve të shtetit. Mendoj se këtu ka vend për t’u gjykuar me më pak diletantizëm (procesi i shtetndërtimit nuk fillon dhe as nuk mbaron kur një qeveri merr apo dorëzon mandatin politiko-qeverisës), por edhe për më shumë analizë mbi shkaqet që sollën këtë gjendje. Kështu, reforma në administratën publike është konsideruar si një ndër reformat bazë të qeverisjes së maxhorancës së shkuar. Madje janë harxhuar rreth 100 milionë euro për këtë qëllim dhe ka pasur një fokus të veçantë edhe të parave të marra borxh nga shteti për t’i investuar për këtë qëllim.

Rezultati shihet që mungon, ose së paku nuk është ai i duhuri, pa folur për problematikën e mprehtë ligjore që sundon në vend në sjelljen e dy administratave të fundit ndaj nëpunësve të larguar nga puna, të cilët i mbrojnë të drejtat e tyre gjyqësisht. Në shtypin vendas flitet për mijëra ish-punonjës publikë që kanë fituar gjyqet, por që drejtuesit e institucioneve ku kanë punuar me parë refuzojnë t’i kthejnë në punë dhe se shteti ka një detyrim pezull prej rreth 40 milionë eurosh për kompensimin e tyre sipas vendimeve përkatëse të gjykatave.

Madje, duke ndjekur thirrjet publike gjatë “dëgjesave” të Kryeministrit Rama për “dorëheqje kolektive dhe vullnetare” të drejtuesve të rëndë- sishëm në disa shërbime publike bazë (shërbimi shëndetësor, zyrat e pasurive të patundshme, etj.) dhe refuzimin e lexueshëm të këtyre të fundit për t’u vetëlarguar nga detyrat e tyre, janë të gjitha gjasat që kjo situatë përsëritet, madje edhe në përmasa më shqetësuese në të ardhmen e afërt. E këtu vijmë të një problem që nuk mund të anashkalohet – te përgjegjësia ligjore për rastet e tilla e ushtruesve të detyrave publike në administratën e lartë dhe në funksionet politike, si ministër, drejtor i përgjithshëm etj.

Mendoj se përballë maxhorancës së re parlamentare dhe qeverisë që do të dalë prej saj, problemi duhet shtruar thjesht dhe hapur: A do të vazhdojë të paguajë buxheti për largimin në mënyrë të paligjshme nga puna të punonjësve (pra për kompensimin financiar të tyre) për t’i zëvendë- suar ata më militantë partiakë, me njerëz të farefisit të vet, etj.? Madje, ky problem meriton një vëmendje edhe më të madhe edhe në lidhje me abuzimet në procesin e prokurimit të fondeve publike.

Ditët e fundit më tërhoqi vëmendjen një raport i publikuar nga KLSH-ja, sipas të cilit, një bashkie (të Fierit, në mos gaboj) i kërkohej që të rikthente në arkën e shtetit shumat e fondeve të shpërdoruara, përndryshe në shqip, të vjedhura duke “kopsitur letrat” nga nëpunësit bashkiakë gjatë tenderimit. Nuk është hera e parë që KLSH rekomandon rikthimin në arkën e shtetit të fondeve të vjedhura nga buxheti, por për fat të keq këto rekomandime për rregullimin ligjor të frenimit të abuzimit me fondet dhe me pasuritë publike rregullisht kanë rënë në veshin e shurdhër të dy maxhorancave të fundit.

Të jemi eksplicitë në këtë çështje: nëse do të kishte vullnet politik të mjaftueshëm për ndërtimin e instrumenteve përkatëse ligjore mbi përgjegjësitë individuale zhdëmtuese dhe për rrjedhojë edhe mbi pasojat personale ndaj funksionarëve publikë dhe politikë, atëherë edhe situata do të ishte krejtësisht ndryshe. Kjo për faktin se nuk do të gjendej lehtë një funksionar publik që merr përgjegjësi personale ligjore e financiare për të certifikuar “fitues”, duke shkelur ligjet në tenderët e prokurimet publike për qëllime përfitimi të të tretëve apo të personave të veshur me pushtet politik, në licencimet e ndryshme, në procesin e lëshimit të kontratave koncesionare, etj.

Në këtë kuptim, edhe slogani “do të bëjmë shtet” do të fitonte një konotacion pozitiv, duke e parë ndërtimin e shtetit si një nder dhe kontribut të një pjese të shoqërisë në favor të së tërës, dhe jo si atribut personal prijësish feudale të llojit të Luigjit XIV. Në fund të fundit, shteti mbetet, ndërsa pushteti ndërrohet pikërisht në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve që ofron administrata publike apo që menaxhohen nga një grupim politik njerëzish të zgjedhur demokratikisht për një periudhë kohe të caktuar.

Nisur nga ky këndvështrim i mësipërm, e ftoj publikisht Kryeministrin Rama që të përfshijë në programin e vet qeveritar një reformë të thellë administrative që jo thjesht mundëson zëvendësimin e një numri nëpunë- sish abuzantë me pushtetin, të paaftë, shërbë- torë të vërtetë të njerëzve të veshur me pushtet politik që përcaktojnë emërimet dhe riemë- rimet në administratën publike dhe në shërbimin civil të shtetit, të urryer nga publiku (siç del nga “dëgjesat”, të cilat ndoshta edhe për të matur e për të orientuar këtë ndjeshmëri negative publike janë organizuar) me nëpunës të të njëjtit brumë, por që vijnë si “njëngjyrësh”, në vend të “dyngjyrëshit” apo të “trengjyrëshit” të katër viteve që shkuan.

D.m.th., të ndërtojë një kuadër ligjor që respekton dhe mbron dijet, aftësinë, konkurrencën, etj., të nëpunësit, por edhe që parashikon përgjegjësi të qarta dhe të drejtpërdrejta për hallkat drejtuese e vendimmarrëse, duke përfshirë ato politike, në rastet kur me veprimet ose mosveprimet e tyre cenojnë interesat publike në administrimin e fondeve buxhetore, të pasurive të shtetit dhe të drejtave ekskluzive të tij. Kjo do të jetësonte edhe rekomandimet profesionale e që burojnë nga përvojat më të mira të botës në auditimin e performancës së institucioneve buxhetore, si rasti që përmenda më sipër, i sugjeruar nga KLSH.

Në këtë mënyrë do të dilte e fituar e gjithë shoqëria shqiptare. Ndërsa qeveria do të respektonte më mirë pavarësinë relative dhe statusin ligjor të dikastereve, institucioneve dhe organizatave shtetërore, hallkat audituese, siç është institucioni suprem i auditit në Republikën e Shqipërisë; do të përmbushnin më mirë funksionet e veta duke rritur fuqinë edukuese, korrigjuese e parandaluese ndaj shkeljeve të ligjit, e duke zvogëluar elementët ndëshkues e penalizues, për të cilët hasen edhe vështirësi të panumërta në aspektin investigativ dhe penal të tyre. Pra, për të mos pasur nevojë më për “dëgjesa qytetare”, por për dëgjesa të institucioneve të pavarura kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura