Debutim super me fanellën e Parmës, ja vlerësimi i Dermakut nga media italiane

Oct 20, 2019 | 20:43
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku ka barë një debutim të shkëlqyer me skuadrën e Parmës. Përveçse ekipi i tij fitoi 5-1 kundër Xhenoas, Dermaku ka bërë një paraqitje super.

Dermaku-Pandev

 

“Tuttomercato” e cilëson Dermakun si një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe e vlerëson me notën 7.

“E vendos Pandevin në vështirëssi, duke pastruar rastet me ndërhyrjet e tij. Në ajër ishte i pakalueshmëm. Del nga fusha e lojës, por nuk duket se ka gjë serioze”, shkruan kjo media për mbrojtësin e Kombëtares që po kalon momente shumë të mira.

Tashmë mbetet të shihet nëse në ndeshjet në vazhdim, do të luajë sërish titullar ose do vazhdojë të qëndrojë në stol.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura