Debati tek ligjet/ Manja: Nuk dua të dëgjoj Babalen këtu. Alibeaj: Mos dëgjo as Agronin

May 22, 2018 | 12:28
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate mes deputeteve, Enkelejd Alibeaj dhe Ulsi Manja.

Alibeaj ka kërkuar që ministri të jap dorëheqjen pasi sipas tij është i lidhur me krimin, ndërsa Manja tha se nuk ka ardhur që të dëgjoj Babalen në komision.

ligjet

Debati

Alibeaj: Nuk ka moment më të mirë sot , në prani edhe të Avokatit të Popullit, të diskutojmë.  Sot kur të gjithë e kanë të qartë si drita e diellit, sot nuk e bëtë si kolegët tuaj të tjerë që bojkotuat Komisionin. Kjo është një meritë e vogël e juaja.

Manja: Kemi çështje për të diskutuar

Alibeaj: Unë ju falënderova për prezencën tuaj këtu. Nuk keni gisht apo nuk e bëni do që ti thirrje ti flisni ndërgjegjes suaj, i thërrisni ndërgjegjes politikë, se ka dhe socialiste të thjeshtë që nuk e kanë shkuar në mend që drejtuesit e tyre të ishin kapo të krimit.

Manja: Mos ua qaj hallin socialistëve, se i përfaqëson krahu këtej.

Alibeaj: Nuk bëhet sot drejtësi, kur Ministri i Brendshëm, drejtpërdrejtë i përfshirë në aktivitet kriminal vazhdon të mbajë detyrën e tij në konflikt të pastër me ligjin. Ky është momenti kur duhet të mbajtur qëndrim të qartë ligjor, po ashtu dhe  Avokatja e Popullit. Kush nuk është i përshirë në krim nuk duhet ti bëj mbroje Ramës dhe Xahfës.

Manja: nuk mund të bëj dot deklarata politike Avokatja e Popullit, po do debat përcjellim zonjën dhe vijojmë.

Alibeaj: Publiku shqiptar duhet të tij se çfarë po gatuhet…

Manja: Nuk dua të dëgjoj Babalën në komision

Alibeaj: Po nuk dëgjon Babalen nuk do dëgjosh as Agron Xhafën

Balliu: Dua fjalën, nuk flas gjatë, mos më ndërprit.

Manja: Nuk dëgjoj nga ku vësh, zonja Ballanca mund të flisni

Ballanca: Nuk flas kur nuk më dëgjon njëri,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura