Debati te Ligjet/ Deputeti i PS: Basha njeh “2love club”, Bylykbashi: Dashke pomadë

Mar 14, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

FATION BINJAKU/ Përdorimi i parave të lobingut nga Partia Demokratike me prejardhje të dyshimtë nga biznesmenë rusë ka ngjallur një diskutim gazmor në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, tha dje se kompania që ka bërë pagesat për PD-në, “Biniatta Trade” rezulton të ketë numër telefoni të njëjtë me atë të një klubi takimesh online me vajza ukrainase.

“I kërkohet të japë informacion për marrëdhëniet me Nik Muzzin dhe kompaninë e tij dhe “Binatta Trade”, një kompanie e cila rezulton që për numër telefoni ka numrin e telefonit të “2love club”. Një klub që ofron shërbime takimesh online për femra të bukura ukrainase”, ka thënë Hyseni. Akuzat e ngritura në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve kanë ngjallur të qeshura në sallë, si të demokratëve, edhe të socialistëve.

Demokratët kanë ironizuar me deputetët e PS-së për mënyrën se si e kishin verifikuar “strip clubin” dhe sa herë kishin folur me të. Madje, deputetët Alibeaj dhe Bylykbashi kanë kërkuar që pjesë e verifikimit të numrit të clubit me eskorta ukrainase të bëhej dhe kreu i Komisionit Ulsi Manja.

manja ligjet

Deputeti Alket Hysenaj ka kerkuar te dije nese ka informacion per lidhjet e PD me Nik Muzin dhe Binata Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kesaj kompania rezulton nje klub ne Ukraine.

manja ligjet

REPLIKAT NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Alket Hysenaj: Qytetarët kërkojnë informacion nga PD dhe kryetari i saj, si institucion publik. I kërkohet të japë informacion për marrëdhëniet me Nik Muzzin dhe kompaninë e tij dhe “Binatta Trade”, një kompanie e cila rezulton që për numër telefoni ka numrin e telefonit të “2love club”. Një klub që ofron shërbime takimesh online për femra të bukura ukrainase.

Adnor Shameti: Qenka serioze…

Alket Hysenaj: Është i njëjti numër telefoni…

Dhurata Çupi: Sa herë i ke rënë telefonit…? (qesh)

Ulsi Manja: Ju lutem mbani qetësi.. Mund të vazhdoni..

Alket Hysenaj: Tani, që ta dimë ne, Partia Demokratike ka kontaktuar këtë club për çfarë takimi?!

Enkelejd Alibeaj: E paske marrë shume herë në telefon atë numër..

Alket Hysenaj: Për ndonjë takim me bukuroshe ukrainase apo për ndonjë takim, siç thoni ju, me të bukurit e PD-së.

Enkelejd Alibeaj: Po ty çfarë të bënë kur fole?!

Alket Hysenaj: Një pyetje, kush është Evgeni Sheremendejev? Kostandin Therulev, Lerian Vorkin dhe Juri Ivanov. Çfarë lidhje kanë këta me këtë clubin dhe Partinë Demokratike?

Ulsi Manja: Shokët e clubit, pra… (qesh)

Alket Hysenaj: 150 mijë euro janë paguar nga këta katër zotërinj për Partinë Demokratike? Çfarë detyrimi kanë këta për PD-në?

Adnor Shameti: Ju lindi në shpirt..

Alket Hysenaj: 575 mijë dollarë që i kanë vajtur “Biniatta Trade”. Sipas Nik Muzin i kanë vajtur nga PD, sipas PD-së nuk e dinë nga kanë ardhur.

Dhurata Çupi: E ngatërroni me pastrimin e parave tuaja…

Alket Hysenaj: Si mund ta marrim vesh të vërtetën zoti komisioner? Unë ju rekomandoj që t’i bini atij numrit të clubit që t’ju dalin mik, “2love club” quhet. E njeh PD dhe kryetari i saj.

Oerd Bylykbashi: Sa shumë i paske rënë…Të duhet pomadë për stresin se paske fol me atë numër… (qeshin)

Ulsi Manja: Zoti Dervishi, janë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e informimit.

Enkelejd Alibeaj: Ulsi, do i biesh edhe ti atij numrit ta verifikosh dhe ti?

Oerd Bylykbashi: Ti Alket, duket që i ke rënë shumë herë, por jepja dhe Ulsit numrin..

Alket Hysenaj: Unë u bëra kurioz tani se diçka ka, para po, femra po!!

Besnik Dervishi: Për sa i përket transparencës së partive, ligji për të drejtën e informimit nuk e ka parashikuar në këtë ligj, por e rregullon këtë me Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike. Unë mendoj që është një defekt i ligjit për të drejtën e informimit, i cili duhet të plotësohet me amendimet që do t’i bëhën atij, por kjo varet nga vullneti juaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura