Debati për Teatrin/ Beqaj: Mos i bëj presion kreut të Hipotekës. Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të..

Jul 16, 2018 | 12:05
SHPËRNDAJE

Kryeregjistruesi i Hipotekës Valdin Pjetri ka marrë pjesë sot në Komisionin e Medias ku është përgjigjur në lidhje me pronat tek Teatri Kombëtar.

Kryetarja e këtij komisioni është përfshirë në debat me Pjetrin, lidhur me pergjigjet e tij.

komisioni i medias

Debati

Vokshi: Jeni në shkelje të ligjit. Më thoni sa metra ka Bashkia Tiranë?

Pjetri: Duhet bërë mbledhja e informacionit, duhet bërë mbledhja e truallit shtet.

Vokshi: Jo shtet, por bashkisë.

Pjetri: Nuk ka një VKM për regjistrim, prandaj rezulton shtet. Prandaj ju them shikoni dokumentin që u kam sjell.

Vokshi: Kur nuk e dini më mirë heshtni. Pyetja është e thjeshte: Sa metra ka Bashkia?

Pjetri: Nga një mbledhje e përafërt që bëmë tani janë mbi 2000 metra.

Beqaj: Ja ku është Bashkia, ta shikojnë kamerat.

Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të bëhesh kryeregjistrues atëherë fol.

Vokshi: Sa metra katrorë ka Fusha?

Pjetri: Për privatin nuk e keni kërkuar.

Vokshi: Mos u bëni vegël, e di që të kanë urdhëruar.

Beqaj: Mos i bëj presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura