Debati për Prokurorin e Përgjithshëm, juristi: Ja kur i mbaron afati Llallës sipas Kushtetutës

Nov 28, 2017 | 21:26
SHPËRNDAJE

Data 7 dhjetor është dita e fundit e përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit Llalla dhe kjo temë ka nxitur shumë debate në sferën politike, po ashtu edhe pikëpyetje nëse do të vazhdojë Adriatik Llalla një mandat të dytë apo nga kush do zgjidhet Kryeprokurori i ri.

gjata

Për këtë temë po diskutohet në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24”.

“Nëse do ulemi të numërojmë mandatin e Llallës, data 7 është afati i fundit. Mandati është element kushtetues. Këtu problemi hyn në pjesën përbërëse të drejtësisë. Jo kot janë bërë këto procedura. Problemi është që nuk mundet që mediat, qytetari, prokuroria vet, organet e drejtësisë, dhe as parlamenti dhe kryeministri e presidenti që të thonë se kryeprokurorit i ka mbaruar mandati.

Politika nuk duhet të ndikojë tek mandati. Mandati i mbaron në mënyrë kushtetuese kur ta deklarojë Këshilli i lartë i Prokurorisë. Sikur KLP-ja mos ta deklarojë kurrë? Kjo duhet zbatuar e zezë mbi të bardhë. Momenti i dytë është mbi dispozitën kalimtare që ka të bëjë me kryeprokurorin me mandat të përkohshëm.

Emërimi i prokurorit kalon në KLP. KLP deklaron mbarimin e mandatin, bën 3 kandidatura dhe parlamenti zgjedh një. I pari në listë zgjidhjet prokuror. Kur mbaron para kohe mandati i prokurorit? Kur jem dorëheqje, apo larg qoftë….

Është taksative, pa u mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk i mbaron mandati Kryeprokurorit. Ka vënë varianti i largimit parakohe sepse nuk ka rast, pa u mbledhur KLP nuk largohet. E para është kushtetuesja,” tha juristi Çlirim Gjata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura