Debati live/ Kulla: Të shembet Teatri se është i përkohshëm. Lubonja: Argumenti, si në kohën e Enver Hoxhës

Mar 22, 2018 | 22:02
SHPËRNDAJE

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar, vijon të jetë në qendër të vëmendjes prej disa kohësh ku artistë dhe artëdashës janë vënë kundër qeverisë për të prishur godinën  aktuale dhe ndërtimin e një godine të re ku nga pas do të ketë edhe katër kulla.

Ndërtimi i godinës se re ka qenë edhe tema e sotme e debatit në “Studio e Hapur” ku në  një lidhje direkte regjisori Pëllumb Kulla mbrojti idenë e prishjes së godinës aktuale.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e analistit Fatos Lubonja i cili tha se argumenti për prishjen e një godine të cilësuar si e përkohshme i ngjan argumentit që kam dëgjuar edhe nga Enver Hoxha.

jkull

 

Pëllumb Kulla:

Interesat e teatrit kërkojnë që në radhë të parë të parë të administrohet hapësira dhe ndërtesa e re e një teatri të ri në qendër të Tiranës, pavarësisht nga nostalgjia që kemi për të kaluarën tonë.

Ajo në kuptimin e përkohshëm me të nuk u ndërtua pikërisht për të ndenjur kaq gjatë, sepse po të ishte për italianët në tërë aksin e Tiranës ndërtuan.

Kjo ndërtesë është shumë e prishur, e dëmtuar, por mendoj që të mos ngatërrohen dy gjëra por mendoj që hapësira e parë dhe primare duhet ti lënë teatrit dhe ç’të teprojë po teatrit. Ajo ndërtesë do të mbetet në kujtime, në menaxhimin muzeal dhe drejtorët të  kenë mundësinë ta ruajnë. Unë mendoj teatri të prishet dhe t’i kushtohet rëndësi skenës së re.

Fatos Lubonja: Ndërtesat që janë historike nuk prishen sepse janë prej prej pupuliti apo prej druri, apo betoni.

Një ndërtesë e cila mundet edhe të jetë e ndërtuar për periudhë të përkohshme, edhe pse nuk kemi parë kund këtë gjë, duhet të ruhet për atë që është ngjizuar atje. Se nuk ka as gjë të përjetshme në këtë botë. Ajo bëhet e përjetshme nga kuptimi që merr.

Edhe një barakë ku ka ndodhur një ngjarje historike ruhet pikërisht sepse është bërë historike. Në këtë kuptim që të thuash se është e përkohshme dhe duhet bërë e përjetshme më duket se është një koncept shumë i gabuar.

Ju e dini që ka shumë shtëpi shkrimtarësh që ruhen si muze, një pjesë e tyre janë krejtësisht të rëndomta, që mund të prishen nga pikëpamja edhe arkitektonike, por ruhen se është kujtimi i një jetë. Kjo e bën vlerën kryesore.

Mos harrojmë që teatri është pjesë e një kompleksi të ndërtuar në kohën e fashizmit në kohën e Italisë, dhe nuk është aq kollaj që ti të ndërtosh aty kulla që mbysin gjithçka aty. Bota ruan edhe këto. Kjo çështja që është e përkohshme më duket shumë problematike që  duket sikur është i vetmi argument dhe këtë unë e kam dëgjuar që në kohen e Enver Hoxhës. Për Enver Hoxhën të gjitha gjërat që kishte ndërtuar e kaluara, ishte e përkohshme. Sepse ai thoshte “mbi gërmadhat e botës së vjetër ndërtojmë botën e re”. Dhe e dëgjuat ju këtë kryeministrin tonë që tha mbi gërmadhat e teatrit do të ndërtojmë teatrin e ri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura