Debati/ Godole –Xhufit: Nuk bëjmë thashetheme këtu. Historiani: Ka mundësi mos më bësh prokuroren mua

Apr 3, 2018 | 21:52
SHPËRNDAJE

Debati mbi të kaluarën komuniste shqiptare është zhvendosur sot në ‘Studio e Hapur’, në Neës 24 ku po flitet mbi ‘Kampin e Tepelenës dhe Komunizmin’.

godole dhe xhufi

Përplasje e cila kaloi në përdorimin e toneve të larta u zhvillua mes studiueses Jonida Godole dhe historianit Pëllumb Xhufi.

Godole replikoi me Xhufin për kthimin në qendra të vizitueshme të burgut të Spaçit dhe të Burrelit dhe sipas saj nuk kanë aq rëndësi sa ka kampi i Tepelenës ku kanë qenë të pranishëm gra fëmijë dhe pleq.

 Godole: Ju thoni të bëhen burgu i Spaçit dhe Burrelit se aty ka pasur intelektualë. Po këtu që ka pasur fëmijë dhe gra, pleq gra. Nuk kanë vlerë këta.

Xhufi: Ta bëj një të hollë. Juve që qenke informuar mirë, që paskeni dokumente. A e dini ju që iniciatoria që bëri që kampi i Tepelenbës të bëhej i vizitueshëm, nuk kam gjë personale.

Godole: Mos bëni diversion, përmendini emrin e personit. Është zonja në krye të një autoriteti që paguhet me taksat tona.

Xhufi: Unë nuk dua të përmend emra, e kam parim.

Godole: Është drejtuese e një autoriteti që paguhet me taksat tona. Ne nuk po bëjmë thashethemeve këtu. Fol gjërat siç janë.

Xhufi: Ka mundësi të më bësh prokuroren. Gentiana Sula ka thënë që nuk ka dokumente ju thoni që kemi dokumente.

Godole: Keni bërë shumë mirë që keni nxjerr ato dokumente, por mos i nxirrni nga kontesti.

Xhufi: Unë kam thënë se duhet bërë burgu i Burrelit apo burgu i Tepelenës.

 Godole: Unë them që të bëhen të gjitha të bëhen vende kujtese.

Godole: Dokumentat duhet t’i vendosni në kontekst. Nuk mund të merrni dokumenta majtas-djathtas…

Xhufi: Mund të më mësoni ju si të shkruaj historinë.

Godole: Po edhe mund t’ju mësojmë ne që jemi shkolluar në Perëndim.

Xhufi: A jepni kurse, të na bëni ndonjë kurs falas.

Godole: Jo, nuk ka kurse falas sepse nuk jemi më në komunizëm.

Xhufi: Epo nuk kam para të vij në kurs pra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura