Debatet në Këshill/ Olli, Veliajt: Shko kërko origjinën tënde, pastaj…(Video)

May 23, 2016 | 21:24
SHPËRNDAJE

Debatet nuk i kanë munguar mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj duke folur për parkingjet në kryeqytet, tha se nuk do “ja lë më Çimit të partisë parkingjet te Liqeni”. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, e konsideroi të papranueshme të monopolizohet mikrofoni për të fyer këshilltarët.

Olli iu drejtua Veliajt: Prej 10 muajsh po shqyen Tiranën, duke e privatizuar përmes klientëve.

bashkika-922x445

DEBATET

Veliaj: Në 21 qershor ka mbërritur civilizimi, do ta ruajmë.

Akil Kraja: Shiko dekriminalizimin.

Veliaj: Do ta ruajmë civilizimin me çdo kusht. Tirana do u mbetet qytetarëve, as fjalë të pista, as fjalë të ndyra, as zaptues, as të fortët e partisë, asnjë. Në Tiranë do imponojmë edukatë, edukatë qytetare me çdo kusht. Vetëm civilizimi u shpëton, kur të civilizoheni, të distancoheni nga barbaria, atëherë keni shans.Kush vjen në Tiranë do respektojë rregullat e qytetit, do ti bëjmë edhe më të forta për sjelljet e pahijshme. Rregullat do ti bëjmë sipas votave. Eja e kandido( i thotë Ollit) bashkë me Presidentin herën tjetër dhe e shohim si del, po Presidenti ja vuri shumë të lirë çmimin vetes, 100 lekë. E kishte shumë të lirë nderin, aq e përballoj në gjykatë.

Akil Kraja: Respektoni debatin, pse bëni këtë zhurmë, keni frikë nga transparenca?

Veliaj: Nga mimika duket sikur do vini ta shqyeni dhe njëherë qytetin.Këtë vit faturën e vandalizimit e kishit shumë të lartë. Pusteta që vodhët, pemët që thyet, pllakat që morët me vete në çdo protestë, grafiti që hodhët la një shije shumë të hedhur, uleni faturën. Edhe armiku njeriun e punës e duartroket.

Olli: Na tregon votat, vota kemi dhe ne. Na lind dy herë më shumë e drejta të respektohemi dhe të dëgjohemi në këtë sallë.Por paturpësisht, pacipësisht të rrëmbehet, monopolizohet mikrofoni me karrigen që i është dhënë duke fyer këshilltarët dhe çfarë ata përfaqësojnë, kjo është përtej turpit.

I vetmi njeri që po shqyen këtu Bashkinë prej 10 muajsh është Veliaj, po e shqyen dhe privatizon, po ja jep klientëve të tij tek Tajvani, klientëve të tij tek Stracioni i Trenit duke hedhur banorët në rrugë.

…ka hedhur me tonelata beton, barbari i Tiranës na jep këtu leksione për etikën, na tregon këtu edhe kush ka ardhur në Tiranë, në rradhë të parë të gjejë origjinën e vet dhe pastaj të kërkojë origjinën e të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura