Debate me tone të ashpra/ Vokshi-Ndrecës: Po kërcënoni? Doni të bllokoni komisionin! Deputeti i PS: Ja tre kërkesat që ne biem dakord

Apr 23, 2024 | 14:09
SHPËRNDAJE

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca kanë debatuar me  tone të larta në Komisionin Hetimor për PPP në shëndetësi.

vokshi komision hetimor

Shkak i debatit janë bërë shkresat, që sipas deputeti të PS nuk i kanë, pretendim i cili është hedhur poshtë nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.

Sipas Vokshit, Ndreca është në konflikt interesi dhe po tenton që të bllokojë punën e Komisionit Hetimor.

Debatet:

Vokshi: I kemi dërguar shkresën prej ditësh, merreni se i kanë pasur ekspertët tuaj, i kam të gjitha”

Ndreca: Ti do ti miratosh apo nuk do ti miratosh?

Vokshi: Ca është kërcënim ky?

Ndreca: Jo nuk është kërcënim! A do dakordësinë tonë apo jo?

Vokshi: Këto kërkesa këtu ne i kemi dërguar

Ndreca: Nuk mund të bëjmë këto debat

Vokshi: Ju kaloni na absurd, ja ku janë kërkesat

Ndreca: Nëse ju e keni të dakordësuar kërkesën e miratojmë, por ju nuk keni një kërkesa të padakrodësuar. Propozimi ynë për rendin e ditës është: 1-Miratimi i procesverbalit të datës 2 prill, 2-miratimi i planit hetimor 3- miratimi i kërkesës për informacion. Këto janë tre kërkesa që ne biem dakord për të diskutuar sot me këtë radhë pune.

Vokshi: Kërkesat për informacion kanë qenë që në mbledhjen e dytë! Të thotë nënkryetari që thotë të ulen ekspertët dhe të thotë nuk jam njohur me shkresat është absurde. Jeni jo seriozë dhe po dëshmoni që doni të bllokoni këtë komision.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura