De Ligt jashtë, Juventusi luan me “Rambon” në Rusi

Nov 6, 2019 | 16:22
SHPËRNDAJE

Juventusi zbarkoi pasditen e djeshme në Moskë, por nga avioni i bardhezinjve nuk zbriti njeriu i fitores në derbin me Torinon.juventus de lig

Qendërmbrojtësi Matajs De Ligt ka dalë me një ndrydhje në kavilje nga ndeshja e fundit dhe ka qëndruar në shtëpi, ndërsa në vend të tij pritet debutimi në Champions i turkut Merih Demiral.

Tjetër ndryshim në mbrojtje mund të jetë ai mes Danilos dhe Kuadrados, ku bluza e titullarit pritet t’i takojë brazilianit. Në mesfushë do të luajnë tri të paprekshmit Matuidi, Pjaniç e Khedira, ndërsa në sulm, Ronaldon me shumë mundësi do ta mbështesë Higuaini.aleks sandro ramsej ronaldo

Në rolin e fantazistit, Sarri mendon t’ia besojë “Rambo” Aron Ramsejt fanellën e titullarit, pasi uellsiani ka treguar se i ka lënë pas shqetësimet muskulore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura