De Biazi “shigjetë” FSHF-së: Ja e vërteta e kontratës sime

Jan 11, 2016 | 9:23
SHPËRNDAJE

Xhani De Biazi është indinjuar kur ka parë të publikohen në media detaje rreth kontratës së tij.

debiasiNëpërmjet një komunikate për shtyp, ai, ndryshe nga shumë herë të tjera, ka qenë më i drejtpërdrejtë me kritikat kundrejt anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për rrjedhje informacioni.

“Kjo është diçka që e konsideroj jo korrekte. Personat që realisht njohin faktet janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që natyrisht nuk mund të bëjnë publike asgjë, pasi janë të detyruar të respektojnë ‘kushtin e sekretit’ të nenit 11 të kontratës mes palëve.

E vlerësoj faktin që presidenti Duka është larg gjithë kësaj”, thotë mes të tjerash trajneri De Biazi.

Por megjithëse e ka përjashtuar presidentin Duka nga përgjegjësia për rrjedhje informacioni, i lëshon atij një “shigjetë” për rritjen e pagës.

Me një stil tejet të rafinuar, italiani i vë në dukje kreut të federatës se përqindja e përfitimeve nga kualifikimi në Europian nuk korrespondon me përqindjen e rritjes së pagës që FSHF i ka miratuar pak ditë më parë.

Lajmi i plotë në Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura