De Biazi flet për sfidën me Serbinë: Luajmë për fitore. S’kemi dëmtime

Oct 7, 2015 | 18:46
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka folur në konferencën për shtyp në Durrës, për ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Serbisë.

De BIasiDe Biazi ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për fitore edhe pse kundërshtarin e cilëson si mjaft të vështirë. Ndeshja e nesërme sipas De Biazit është përcaktuese për kualifikimin e Shqipërisë ne Euro 2016.

 “Kundërshtari është i fortë, por ne e kemi studiuar. Ne kemi ekip të mirë, askush nuk na ka falur asgjë, në fushë futemi vetëm për fitore. Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për kualifikim”, tha ai.

Ai ka shtuar më tej se e ka vendosur formacionin startues dhe nuk ka më pikëpyetje për këtë. Ai ka qetësuar edhe tifozët duke thënë se të gjithë do të jenë gati për ndeshjen dhe se nuk ka asnjë dëmtim.

“Të gjithë lojtarët janë të disponueshëm, tensioni është normal si para çdo sfide. Nuk kam dilema për formacionin, i kam idetë të qarta për të zgjedhur lojtarët”.

Ai foli më tej me superlativa për rikthimin e Alban Mehës. Ndërkaq kapiteteni Lorik Cana tha se çdo lojtar ka përgjegjësi dhe hyn në fushë për të fituar.

“Përgatitja është e njëjtë si ndeshjet e tjera. Çdo lojtar ka përgjegjësi, futet në lojë për të fituar. Jemi të përgatitur për sfidën me Serbinë”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura