Data e zgjedhjeve/ Basha dhe Bylykbashi nisin takimin me kreun e shtetit, Meta: Të jetë sa më e pranueshme. Proces dinjitoz e gjithëpërfshirës

Sep 4, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

Kreu i PD dhe opozitës së bashkuar, Lulzim Basha nisi në orën 12:00 takimin me Presidentin Ilir Meta për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ish-deputeti i PD-së.

 
Kreu i shtetit tha se data e zgjedhjeve i paraprin përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës.

Meta tha se data e zgjedhjeve duhet të jetë sa më e pranueshme.

Presidenti Meta: Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi, mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.

Lulzim Basha: E vlerësoj shumë ftesën si kryetar i PD dhe aleancës opozitare.

Basha Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura