Dashuria dhe seksi në Tiranën e 2020-ës, aktorët e famshëm bëhen bashkë për festa me filmin më të ri , “Love”

Dec 15, 2019 | 12:08
SHPËRNDAJE

Një kast aktorësh të njohur të momentit janë bërë bashkë për filmin më të ri, “Love”, një realizim i “Papadhimitri  Film Production”, premiera e të cilit do të shfaqet në ki- nema nga 19 dhjetori.

1221

Filmi që vjen në këtë atmosferë  festash ngre pyetjen: “Dashuria, çfarë është?” Një pran- verë pa fund, apo një vjeshtë pa mbarim?” Një burrë i  lodhur nga jeta e përditshme, Geri kthehet pranë shokëve të fëmijërisë në Tiranën sot, të 2020-ës.

Plot humor e ironi, me një interpretim super nga secili aktor, vjen filmi “Love”  nën regjinë e Dionis Papadhimitrit dhe në sfondin e fes- tave të fundvitit.

“Seksi plot joshje apo dorëzim përpara  çdo dite! Secili nga ne e di vetë, merr nga çdo ditë sa  mundesh pa dramë dhe pa finale!”, janë disa nga pos- timet në rrjete sociale që shoqërojnë sekuenca të filmit  pak ditë para se publiku ta shohë filmin e plotë.

I kon- sideruar si një përballje me veten, e qetë plot jetë dhe të  vërteta thënë me kurajë, që deri sot i ka munguar kinemasë dhe sidomos spektatorit që do të vijë të qeshë sa të  dojë, shkruhet në njoftimin e produksionit. Nga skenat në rrugë e plazh e deri te darkat me një gotë verë apo fotot në robdeshambër, janë disa nga skenat e filmit ku aktorët e zgjedhur duket se kanë shumë kimi me njëri-tjetrin.

Genti Kame, Olta Gixhari, Rozi Kostani, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Luli Bitri, Herion Mustafaraj, Nevina Shtylla e Sara Kolami luajnë në këtë film, që do t’i bëjë të gjithë të reflektojnë për dashurinë në këtë atmosferë festash.

Duke folur për filmin, regjisori Dionis Papadhimitri tha për “Panorama Plus”: “’Love’ është një film i ndërtuar në të tashmen, duke u futur me shumë kurajë në krizat dhe  përjetimet e personazheve.

Personazhi i quajtur Geri kthehet në Tiranë pas një kohe shumë të gjatë, i lodhur nga  bashkëjetesa dhe kërkon të takojë miqtë e mbase dhe dashurinë. Këtu, ndërthurur me episode komike, ai jo vetëm që nuk gjen asgjë nga ato që ka lënë, por një pjesë e  miqve janë në kriza edhe më të mëdha.

Transformimi i shoqërisë, historitë e dashurisë,  aventurat, na tregojnë që jeta është personale dhe fataliteti absurd na mund pa na dhënë mundësinë të jemi vetvetja, mbase asnjëherë në jetë.

E trishtë për t’u thënë, e pamundur për të mos u pranuar!”, përfundon Papadhimitri, duke iu referuar skenarit të filmit të  shkruar nga vetë ai, në bashkëpunim me Irvin Muçaj.

Për muzikën e filmit me drejtor fotografie Spartak Papadhimitrin, kanë punuar Bojken Lako, Janex, ndërsa për kostu- mografinë Ardi Asllani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura