Dashuri e magjepsur në skenën e Teatrit të Operës

Apr 17, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

Vallëzime zjarri e tmerri, sot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. I vetmi Koncert për oboe i Richard Strauss dhe “Dashuria e magjepsur” (“El amor brujo”) i Manuell de Falla, ngjiten sot në skenën e TKOB.

Posteri i koncertit

Një mbrëmje e veçantë nën interpretimin në oboe të instrumentistit spanjoll Oscar Diago, solist i Orkestrës Simfonike të Valles në Spanjë, interpretimin plot temperament të mexosopranos Vikena Kamenica, pianistes Ardita Bufaj dhe Bashkë me mexosopranon Kamenica dhe oboisti spanjoll Oscar Diago Dashuri e magjepsur në skenën e Teatrit të Operës Orkestrës Simfonike, nën drejtimin e dirigjentit Ruben Gimenez.

E shkruar në 1945, në vitet e fundit të jetës, Koncerti për Oboe dhe orkestër nga Richard Strauss është përshkruar nga kritikët si “Vera indiane”. Është kompozuar për oboe solo dhe orkestër të vogël dhe përfshin tri kohë: Allegro moderato, Andante, Vivace – Allegro me një kohëzgjatje prej 25 minutash. Richard Strauss nuk e kishte menduar ndonjëherë që të shkruante një koncert për oboe, deri në prill të 1945 kur oboisti amerikan John de Lancie (i cili ishte në ushtrinë amerikane që kontrollonte zonën ku banonte Strauss), pas një vizite në shtëpinë e tij, ia sugjeroi një gjë të tillë.

Në muajt në vazhdim Strauss e konsideroi sugjerimin dhe koncerti i tij i parë për oboe u interpretua premierë në Zyrih më 26 shkurt 1946. Megjithëse Stauss u përpoq që të ishte pikërisht John de Lancie që ta interpretonte këtë vepër për herë të parë në Amerikë, duke qenë se ai nuk ishte oboist i parë, ai mundi ta interpretonte atë vetëm pas 30 vjetësh.

“El amor brujo (“Dashuri e magjepsur”) u porosit në 1914 si një pjesë për balet (me karakter cigan) dhe u vendos në skenë në Madrid në 1915. Pjesa nuk pati suksesin e pritur, kështu që Falla e ripërpunoi duke e shkurtuar pjesën, duke zgjeruar orkestrimin dhe duke e limituar pjesën vetëm në tri këngë për mexosoprano.

Kjo vepër është me motive andaluziane dhe tekstet janë në dialektin spanjoll të ciganëve. Muzika përfshin momente me bukuri të veçantë dhe mjaft origjinalitet ku mund të përmendim: “Vallëzimin e ritualit të zjarrit”, “kënga e zjarrit flakërues”, si dhe “vallëzimi i tmerrit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura