DASH: SHBA-të janë të vendosura në zbatimin e reformës në drejtësi

Jul 22, 2016 | 21:09
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Duke e cilësuar një hap historik për Shqipërinë, DASH thekson se kalimi i reformës është një sukses që i përket shqiptarëve.a19698-20150505-kerryinkenya

“SHBA përgëzon qytetarët e Shqipërisë për kalimin e ligjit të reformës në drejtësi. Ky është një hap historik përpara për demokracinë shqiptare. Liderët e Shqipërisë e kanë vendosur vendin në drejtë të historisë. Suksesi i takon popullit shqiptar dhe shoqërisë civile që nuk u dorëzua kurrë në kërkesat e tyre për ndryshim. SHBA-të janë të vendosura për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e kësaj reforme”, tha zëdhënësja e DASH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura