Darkën e fitores me Francën, Gjasula kapet mat me një brune seksi

Jun 24, 2015 | 14:27
SHPËRNDAJE


Ndodhej në Tiranë për të ndjekur miqësoren Shqipëri-Francë në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe ka festuar fitoren historike për herë të parë të Kombëtares shqiptare ndaj Francës. Kjo fitore e konsideruar si triumf për futbollin shqiptar në nivel global u festua si gjithmonë me një party në një nga club-et e njohura të Tiranës, ku lojtarët përgëzuan njëri-tjetrin me shampanjë. Përveç lojtarëve të njohur të Kombëtares, ishte në festë edhe futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula, i cili zyrtarisht është pjesë e skuadrës gjermane, Greuther Furth, që bën pjesë në Bundesliga II. Futbollisti ka qenë i shoqëruar me një vajzë simpatike përgjatë gjithë mbrëmjes, e cila mësohet të jetë një fanse e hershme e futbollit. Pavarësisht faktit që ka qenë grup me miqtë e tij të Kombëtares, Gjasula ka shijuar darkën paksa i veçuar me vajzën që shihni në foto. 29- vjeçari nga Tirana, prej vitesh e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike jetën e tij private edhe për faktin se jeton jashtë. Ai konsiderohet si një nga djemtë shqiptarë më simpatikë të futbollit, pasi, përveç stërvitjeve në fushë, ushtrohet dhe në palestër. Ai është i apasionuar pas tatuazheve, dhe ka shumë të tillë në trup. Paralelisht me futbollin ka pozuar për fotografë profesionistë edhe si model.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura