Dalin shifrat zyrtare, ja sa kushtojnë Partizani dhe Skënderbeu

Aug 14, 2017 | 9:15
SHPËRNDAJE

Sipas agjensisë më të madhe në botën e futbollit (Transfermarkt), e cila analizon vlerat e kartonëve të lojtarëve, evoluimin e tyre dhe çmimin real në treg, rezuluton që Partizani është klubi më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore me një vlerë prej 6.73 milionë euro.

Transfermarkt

Me afrimet e bëra së fundmi në merkato “demat” e kuq kanë kaluar edhe skuadrën e Skënderbeut. Vlera e futbollistëve korçarë shkon 6.63 milionë euro, pra 100 mijë euro më pak se Partizani.

Partizaniiii

Futbollisti me vlerën më të lartë te skuadra e Iulianos është portieri Alban Hoxha, plot 600 mijë euro. Ndërsa te Skënderbeu mesfushori kosovar Liridon Latifi, i cili vlerësohet 825 mijë euro.

latifi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura