Dalin pamjet/ Ky është momenti kur kolegët dërgojnë efektivin me makinën e policisë në spital! Gazetari: U qëllua 5 herë me pistoletë…

May 23, 2022 | 21:57
SHPËRNDAJE

Dalin pamjet nga momenti transportimit për në spital të efektivit të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme nga kolegu i tij në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

policia-naten-1

Në videon e publikuar nga Xhungël.al duket momenti kur kolegët dërgojnë të plagosurin me makinën e shërbimit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe menjëherë është futur në sallën e operacionit.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, efektivi është qëlluar 5 herë me pistoletë nga kolegu i tij.

“Nje efektiv policie eshte plagosur rende pasi eshte qelluar 5 here me pistole nga kolegu i vet, brenda ambjenteve te policise. Në video momenti kur polici i plagosur po transportohet nga Komisariati nr 3 drejt spitalit te traumes…”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura