Dalin pamjet e reja të vrasjes së gjeneralit iranian, ja momenti kur raketat godasin në ajër

Jan 3, 2020 | 18:17
SHPËRNDAJE

Forcat amerikane kanë vrarë gjatë një sulmi ajëror Gjeneral Majorin iranian Qassem Soleimani.

gjeneral

Soleimani ishte komandanti i Forcave elitë ‘Quds’ të Gardës Revolucionare dhe ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme.

Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë.

Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit.

Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.

Prestigjiozja “Daily Mail” ka publikuar momentin e sulmit ku mbeti i vrarë Qassem Soleimani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura