Dalin fotot, këto janë vendet që besohet të jenë objektiva të sulmit izraelit

Apr 20, 2024 | 15:21
SHPËRNDAJE

Sulmi ndaj Iranit besohet të ketë pasur në shënjestër zonën e qytetit të Isfahanit dhe mendohet se ka qenë nga Izraeli.

lcimg-6949fca1-621e-4a5e-83b0-2b40667205e9

Imazhet e reja satelitore tregojnë dy vende të mundshme të sulmit, Aeroportin e Isfahanit dhe bazën ajrore të ushtrisë Shahid Vatanpour.

Fotot nuk duket se tregojnë ndonjë dëmtim të dukshëm.

lcimg-96203c1d-12dd-4e38-80a8-fd8282f9f7af lcimg-f8cf8579-f9b3-4495-9d58-d7c9608b4307 lcimg-44111a0f-4454-44fc-a353-a465dc4265c1

Kujtojmë se Izraeli ka nisur sulme kundër Iranit më 19 prill, pothuajse një javë pas sulmeve të pashembullta të Teheranit me raketa dhe dronë drejt tokës izraelite.

Sulmi i Iranit ka qenë kundërpërgjigje për një sulm ajror që ka vrarë shtatë komandantë iranianë në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill. Irani e mban përgjegjës Izraelin për atë sulm, por ky i fundit as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar diçka të tillë.

Në rast të ndonjë konflikti të madh të drejtpërdrejtë, Izraeli do të ishte në avantazh ushtarak, si në aspektin e mbrojtjes, ashtu edhe të sulmit, vlerësojnë ekspertët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura