Daliç e tepron: Uellsi i frikshëm me Bejlin? Më tremb më shumë Azerbajxhani

Dec 3, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares nënkampione bote, Zlatko Daliç, sheh shumë baraspeshë pas shortit të Europianit 2020, i cili e ka vënë Kroacinë në një grup me Hungarinë, Sllovakinë, Uellsin dhe Azerbajxhanin. Dhe pikërisht skuadra e fundit është ajo që e tremb më shumë:

zlatko dalic

“Nuk jam i kënaqur nga shorti, sepse ka shumë balancë mes skuadrave tona, të paktën duke parë shpërndarjen me fat që ka pasur në disa të tjerë.

Gjithsesi, objektivi ynë do të jetë vetëm një: të jemi pjesë e Europianit 2020 dhe ta nisim këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme. Uellsi i frikshëm me Bejlin? Personalisht më tremb më shumë Azerbajxhani, lidhur edhe me faktin e udhëtimit të gjatë që na pret”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura