Dafi: Si ka ndryshuar jeta ime dhe e Silvës pas ardhjes në jetë të djalit

Jul 29, 2015 | 14:12
SHPËRNDAJE

11056086_888081967905832_9025372783604248853_n
Jemi mësuar t’i shohim bashkë gjithandej, në evente e në performanca, por këtë verë nuk do kemi rastin t’i shohim pasi janë bërë prindër dhe kanë vendosur që të pushojnë paksa. Gjatë gjithë kohës kanë punuar dhe kanë dhënë shumë koncerte. Dafi Derti dhe Silva Gunbardhi kanë sjellë në jetë djalin e tyre, Dalvin. Në këtë intervistë, reperi i njohur tregon emocionet e para të të qenurit baba, si dhe planet për të ardhmen…

Ka filluar sezoni i verës, çfarë ke përgatitur për këtë sezon?
Dy materiale që jam në punim e sipër dhe do të dalin shumë shpejt.
Do të jetë i angazhuar Dafi me koncerte brenda dhe jashtë vendit, nëse po, në cilat qytete më shumë?
Do të doja shumë të isha nëpër qytetet tona të bukura, por këtë sezon e kam mbyllur me një turne në Turqi.

Ka filluar suksesshëm ky vit për ju pasi keni sjellë disa hite. Këngët e reja do të jenë duete apo do të vazhdoni me single?
Kam një këngë single dhe një duet me një nga këngëtarët më të suksesshëm në Turqi, Serkan Kaya.
11752514_859311664117981_933175379316615306_n
Ka pak ditë që je bërë baba, si ndihesh?
Ndiej një dashuri të madhe për Dalvin!

E ke pasur të vështirë të mësohesh me të qarat, çfarë emocionesh ju jep kjo eksperiencë?
Nuk e kam pasur aspak problem, janë emocione të pashpjegueshme.

A e ndihmon Silvën për djalin apo ajo kujdeset vetë?
Në përgjithësi, Silva kujdest vetë, por sa herë që ata kanë nevojë, unë jam gjithmonë aty për Silvën dhe Dalvin tim.

Cili ka qenë emocioni i parë kur e ke marrë djalin në duar?
Kur e pashë ashtu të vogël, ndjeva shumë dhembshuri për të dhe kisha një dëshirë të madhe ta shtrëngoja fort-fort dhe me veten time  thashë: ‘’Ty s’do të të mungojë asgjë në jetë sa të jem unë, Dalvi im’’.

Sa e ka ndryshuar lidhjen tuaj djali?
Këto kanë qenë ditët më intensive me përkushtimin ndaj djalit, dhe ky përkushtim e ka rritur akoma më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Keni menduar të bëni një celebrim apo dasmë, siç bëjnë këngëtarët, më së shumti pasi janë bërë  prindër?
Normal që kemi menduar.

Kur do t’ju shohim prapë bashkë në duet me Silvën?
Kemi në plan disa duete bashkë.

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura