Çudira shqiptare, del nga puseta dhe për pak sa makina nuk i kalon mbi kokë

May 27, 2015 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Dy djem që duket sikur janë punonjës të Bashkisë po punojnë në pusetën e një prej akseve rrugore të Tiranës (rruga Jordan Misja) pa asnjë shenjë që tu kërkojë drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes.

Djemte duke punuar ne pusete

Fotografitë janë postuar në facebook nga gazetari Flamur Vezaj dhe tregojnë njërin prej djemve që ka hyrë në pusetë dhe në një moment teksa kërkon të dalë makina i kalon fare pranë kokës.


Nuk është ende e verifikuar nëse ata janë punonjës bashkie apo qytetarë të thjeshtë, të cilëve u ka rënë diçka në pusetë, por këtë herë kanë rrezikuar vërtetë shumë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura