Çudia në Berat, të gjithë drejtuesit vendorë mësues

May 23, 2016 | 16:03
SHPËRNDAJE

Mësuesit pushtojnë të gjitha institucionet e rëndësishme të Beratit. Krerët e të gjitha posteve kyçe, përfshirë edhe ata të Bashkisë, Prefekturës, apo edhe krerë të tjerë të partive politike, rastësisht kanë të përbashkët formimin e tyre në arsim.

Por qytetarët janë pak skeptikë përballë kësaj situate, pasi, sipas tyre, Berati si një qytet muze ka nevojë të qeveriset edhe nga arkitektë, urbanistë, inxhinierë, por edhe ekonomistë apo persona të tjerë të formimeve të ndryshme.

Ky fakt pranohet edhe nga burime pranë Bashkisë së Beratit, ku drejtuesit e saj kanë qenë arsimtarë para se të pozicionoheshin në postet që mbajnë tani. Sipas burimeve, prefekti i Beratit, Fadil Nasufi, ka qenë mësues.

Bashkia e Beratit

Gjithashtu, edhe kryetari i Bashkisë, Petrit Sina dhe tre nënkryetarët Çlirim Brisku, Bledar Blanda dhe Teuta Muçogllava kanë qenë më- sues në profesion.

Mësues ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Gë- zim Zema. Të njëjtat burime nga bashkia pohojnë se me profesion mësues është edhe kryetari i Qarkut, Fatlli Adili.

Po ashtu, është për t’u theksuar se shumë prej drejtuesve të drejtorive më të rëndë- sishme kanë qenë mësues. Madje, edhe drejtuesit e partive politike në Berat janë me profesion mësues, si ai i Partisë Socialiste, Çlirim Brisku, ashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Gazment Azizi.

“Kjo nuk ka ndodhur në këto 25 vjet, por edhe më parë, që të gjitha institucionet kryesore dhe drejtoritë e tyre të kenë kaq shumë mësues. Prefekti, kreu i Bashkisë e tre nënkryetarët, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, kreu i Qarkut, drejtuesit e partive e madje shumica e drejtorive kanë drejtorë ishmësues.

Është e pamundur që një staf vetëm me arsimtarë të drejtojnë institucione kaq të rëndësishme. Duke qenë kryetari i Bashkisë mësues, tre nënkryetarët e këtij institucioni duhej të ishin inxhinierë, arkitektë ose urbanistë, pasi Berati është një qytet historik dhe muzeor që kërkon vizion e specialistë të fushës që të vendosin për të”, shprehen burime nga Bashkia e Beratit.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe qytetarë dhe specialistë beratas, të cilët theksojnë faktin se në këto vitet e fundit nuk ka ndryshime në qytet dhe se nuk ka asnjë projekt ambicioz për të promovuar akoma dhe më shumë vlerat muzeore të këtij qyteti. Sipas tyre, në drejtim duhet të ketë edhe ekonomistë për të kontrolluar financën, juristë etj.

“Berati tashmë është në ndërtime shumë të mëdha, ku investimet janë kolosale, por këto duhet të kontrollohen nga inxhinierët arkitektë e urbanistë, pasi askush më shumë se ata nuk mund t’i japin drejtimin e duhur këtij qyteti”, shprehen banorë të Beratit.

Sipas tyre, mësuesit janë ata që “shpërblehen”, pasi marrin pjesë në mënyrë të organizuar nëpër fushata elektorale, gjë që nuk ndodh me inxhinierët, juristët apo ekonomistët.

BERAT/ DILAVER XHELILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura