Cristiano Ronaldo shkon në stërvitje me Rolls-Royce Phantom (FOTO)

Mar 4, 2015 | 20:49
SHPËRNDAJE

Tre herë fituesi i “Topit të Artë”, ka postuar makinën me të cilën sot shkoi në stërvitjen e mëngjesit të Real Madridit, në përgatitje për ndeshjen e së shtunës me Athletic Bilbao. Ajo është një xhevahir me katër rrota, një Rolls-Royce Phantom, e cila pasuron më tej prestigjin e garazhit të tij personal.

Postimi i Ronaldos në Twitter
Cristiano Ronaldo

Ronaldo ka treguar shumë interes gjatë viteve për supermakinat, duke shpenzuar më shumë se 5 milionë euro që kur ai filloi karrierën e tij të lavdishme si një profesionist futbolli.

Lista është e gjatë: Lamborghini, Audi, Porsche, Maserati, Aston Martin, Bentley, Ferrari sigurisht, etj.

Ronaldo ka bërë edhe një selfie me Rolls-Royce Phantom-in e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura