Ç’po ndodh në Londër? Policia “viziton” shqiptarët që po festonin për 110-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Nov 28, 2022 | 21:52
SHPËRNDAJE

Policia britanike është shfaqur në festën e shqiptarëve për 110-vjetorin e Pavarësisë së shqipërisë, në Londër.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, duket se efektivët janë afruar atje gjatë momentit të hedhjes së fishekzjarreve.

Por nga pamjet duket se policia thjesht po “shoqëron” festimet, për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.

Kujtojmë se festime janë zhvilluar ditën e sotme në të gjitha trevat ku ka shqiptarë, dhe urimet për vendin tonë, si nga shtetet, ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare, kanë qenë të shumta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura