Ç’po kurdis kancelarja? Lëvizja taktike e Merkel, fton në Berlin “pikën e dobët” të Trump

Apr 25, 2017 | 9:19
SHPËRNDAJE

Ishte ideja e Angela Merkelit të ftojë Ivanka Trump në samitin e G20-s për gruan. Vajza e presidentit amerikan flet të martën në Berlin si të mbështetjen gratë sipërmarrëse. Por çfarë ka menduar kancelarja me këtë ftesë?

Donald und Ivanka Trump (Getty Images/AFP/T. A. Clary)

Vetëm disa orë qëndron Ivanka Trump në Berlin, por sytë e të gjithëve janë të drejtuar tek ajo. Jo, thjesht sepse 35 vjeçarja është pjesë e botës glamuroze, por është lidhja e fortë me babanë e saj, që e dëgjon gjithmonë me vëmendje vajzën e shpallur të preferuar, ajo që e bën Ivankën interesante edhe nga ana politike.

Po ashtu si bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ajo ka një post këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë. “First Daughter and Assistant to the President of the United States” – Vajza dhe asistentja e presidentit të Shteteve të Bashkuara thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Ivanka Trump në Gjermani.

USA Merkel und Trump suchen nach gemeinsamer Arbeitsebene | Merkel und Ivanka Trump (picture alliance/dpa/M. Kappeler)

Se sa larg shkojnë kompetencat e vajzës së presidentit, e kuptoi edhe kancelarja Merkel. Në vizitën e saj në Uashington para 6 javësh, para diskutimit me përfaqësues të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë, ajo e rregulloi renditjen e personave në atë mënyrë, që të kishte një vend në krah të kancelares. Duket se të dyja janë kuptuar mirë me njëra-tjetrën. Georg Streiter, zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane e formuloi kështu: „Ka pasur një situatë të këndshme bisedimi.”

Diskutim për femrat sipërmarrëse

Me sa duket biseda ka qenë kaq e këndshme, sa Merkelit i erdhi ideja të ftojë Ivanka Trumpin në “Women20 Summit”, -samitin e G20-s të grave në Berlin. Jo personalisht natyrisht, por përmes organizatorëve, Shoqatës Gjermane të Grave Sipërmarrëse.

Gjermania mban presidencën e radhës së G20-s. Kjo instancë përmbledh 19 vendet më të zhvilluara ekonomike dhe Komisionin Europian. Në fillim të korrikut krerët e qeverive dhe vendeve të G20-s do të takohen në Hamburg. Ivanka Trump merr pjesë të martën në samitin e gruas në një panel diskutimi, rreth gjysmë ore (13:00) për nxitjen e përkrahjen e grave sipërmarrëse. Me të në podium do të jetë edhe kancelarja, Angela Merkel, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, Mbretëresha e Holandës, Maxima, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe sipërmarrësja gjermane dhe kryesuese e firmës Trumpf, Nicola Leibinger-Kammüller.

Donald und Ivanka Trump (Getty Images/AFP/T. A. Clary)

Përmes vajzës marrëdhënie të mirë me babanë?

Një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane nuk është vendosur në program, por Merkel i jep me sa duket „rëndësi të madhe” diskutimit me vajzën e presidentit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Streiter. Kancelarja dëshiron me sa duket që Ivanka Trump të marrë me vete përshtypje të mira nga Gjermania. Ndoshta këto përshtypje mund të mbërrijnë deri në veshët e presidentit Trump. Siç dihet ai nuk e ka edhe aq me sy të mirë qeverinë gjermane dhe sidomos forcën ekonomike të Gjermanisë.

Kështu nuk prish punë që vajzës së presidentit t’i shpjegohen bazat e suksesit gjerman. Kreu i koncernit, Siemens, Joe Kaeser, i cili e shoqëroi Merkelin në Uashington, e ka ftuar Ivankën të vizitojë në Berlin një qendër arsimore duale profesionale.

Donald und Ivanka Trump (Getty Images/AFP/T. A. Clary)

Gjermania shembull për SHBA?

E Ivanka Trump duket e interesuar. Para vizitës së saj, ajo u shpreh për gazetën „Wirtschaftswoche”, se Gjermania është „absolutisht” lidere në drejtim të arsimit profesional. Sistemi gjerman është një „shembull praktik e i suksesshëm për një partneritet të vërtetë publik e privat”, që lidh mësimin profesional me praktikën profesionale në firma. Sipas Trump, SHBA „mund të mësojë nga Gjermania” në këtë drejtim. Angela Merkel do të gëzohet, kur ta dëgjojë këtë.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura