Covid “hyn” në institucione arsimore, ISHSH mbyll Universitetin e Vlorës

Sep 21, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka prekur edhe Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Burimet bëjnë të ditur se pas konfirmimit të tre rasteve pozitivë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur këtë institucion arsimor.

universiteti vloresMesohet se janë mbyllur dy katet e universitetit, godina e rektoratit dhe departamenti i Biologjisë në këtë universitet.

Shkollat e larta ende nuk kanë nisur vitin akademik, por përsëri janë raportuar raste të infeksioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura