“Corriere della Sera”: Ja kush e solli në Shqipëri pajisjen e përgjimit

May 16, 2016 | 18:00
SHPËRNDAJE

“Droga, gjuetia e madhe në Europë e Escobarit të Ballkanit” është titulli i një shkrimi që “Corriere della Sera” ka publikuar sot për Klemend Balilin, ish-drejtorin e Transportit të Sarandës, tashmë në kërkim pas skandalit të rrjetit të drogës zbuluar nga Greqia.

klement-balili-2

Kelmend Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besuar i qeverisë shqiptare. Shtatë ton marihuanë të destinuara për Milanon u sekuestruan në Greqi. Trafikantët preferojnë kryeqytetin e Lombardisë si qëllim përfundimtar, sepse çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram”- shkruan gazeta italiane.

Ngarkesa e fundit e kapur me një gomone ne Greqi, (768.5 kilogramë marijuanë) kishte për qëllim Salenton, ashtu si shumica e drogës që kalojnë Adriatikun dhe përfundon në bregdetin italian.

Trafikantët preferojnë Milanon si vend definitiv sepse këtu çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram. Në krye të organizatës është ai i quajturi “Escobar i Ballkanit”, tashme ne kerkim ne gjysmen e Europes.

Vizitat ne Milano 

Balili sipas burimeve te inteligjences është parë vitet e fundit në Milano në takime zyrtare dhe prestigjioze, si “pasojë” e profesionit të tij, si edhe për “bisedime joformale” me bashkatdhetarët që lëvizin në mes të Milanos dhe provincës.

Familjet shqiptare të drogës, thotë një zyrtar i policisë, janë shumë aktive në zonën e Abbiategrasso. Ata nuk kanë një kontroll të plotë territorial, por janë të vendosur mirë. Ata lëvizin përreth dhe kanë një ‘rrjet’ efikas. Klani shqiptar është shumë aktiv edhe ne zonën e Paveses.

Nga hetimet ka rezultuar se Balili gjatë vizitave në Milano bënte ndalesa në Galleria, në dyqanet e Corso Vercelli dhe lëvizte mes Porta Venezia dhe Piazza della Repubblica.

Që diçka nuk shkon mirë me drejtësinë shqiptare ky është fakt i njohur, kriminelët e kerkuar fitonin kohë dhe arrinin të arratiseshin pas shpalljes në kërkim.

I konsideruar nga shumë njerëz si “Kolumbia e Evropës” për prodhimin e drogës dhe familjet që bëjnë miliona me drogë, Shqipëria bën një luftë të ashpër ndërmjet shërbimeve sekrete dhe qeverisë.

Të parët akuzojnë këtë të fundit për autorizimin e përgjimeve të paligjshme, në sajë të instrumenteve të prodhuara nga një kompani italiane, qe kalon permes kanalit diplomatik italian ne veçanti nga Anna Poggi, qe koordinote punën mes forcave të interpolit.

Njeri i besuar

Kelmend (Klement) Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besueshem i qeverisë shqiptare e cila përsëri ra në telashet e mëdha të drogës.

Kjo ndodh kur ende nuk ka marrë zgjidhje ceshtja e bujshme e Dritan Zaganit, ish oficer i antidroges, polici që me hetimet e tij kishte arritur te zbulonte lidhjet e trafikanteve me lidhje me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe u vu ne akuze e pastaj u detyrua te arratisej nga frika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura