Çmimi i naftës, Rama i prerë: S’do heqim asnjë taksë, propozime absurde! Po e mbajmë me “dhëmbë” që energjia të mos rritet

Mar 8, 2022 | 9:33
SHPËRNDAJE


Kreu i qeverisë Edi Rama është treguar i prerë se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën për të sjellë ulje të çmimit të saj. Këto propozime kryeministri i cilësoi absurde duke u shprehur se prioritet është mbajtja e pandryshuar e çmimit të energjisë elektrike.

“Duhet të kemi bindjen  që ashtu si ia dolëm në dy përballje e tjera do ia dalim edhe me këtë. Kjo është më e keqja në të tjera. Ka edhe propozime absurd për të hequr taksat e naftës.

edirama

Kjo qeveri po bën atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër rreth e rrotull edhe më gjerë. Po mban të palëvizur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo kushton çdo ditë shumë. Dhe kjo kosto përballet falë kontributeve.

Se është kollaj të themi të heqim këtë e atë. Kemi hequr nga të gjitha llojet e taksave dhe nuk ka më hapësirë për të hequr asgjë. Kemi hequr TVSH për biznesin e vogël. Kemi përgjysmuar taksat për pagën 500 mijë lekë. Nuk ka ku shkojmë më tej me heqjet.

Po e mbajmë me “dhëmbë” çmimin e energjisë që mos rritet, është çmimi i një malli që sidoqoftë mundësia për të ndërhyrë është aty dhe nuk është si nafta që është komplet operacion i sipërmarrjes private”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura