Cilat janë rreziqet dhe dobitë e ndarjes territoriale mes Kosovës e Serbisë? Akademiku tregon disa kushte dhe bën paralajmërimin e fortë

SHPËRNDAJE

Në botën akademike janë shkruar artikuj që merren me pyetjen nëse ndarja etnike mund të ndihmojë në dhënien fund të luftës dhe zvogëlimin e rreziqeve për rikthimin e saj. Një nga akademikët është Jonah Schulhofer- Wohl.

45223897_303

Deutsche Welle: Debati për ndarjen territoriale si zgjidhje për konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë është politikisht shumë relevant. Ndarja ka rreziqe dhe dobi. Cilat janë rreziqet dhe cilat janë dobitë prej saj?

Në një studim që kemi bërë për luftrat civile bashkë me Nicholas Sambanis, ne nuk kemi gjetur asnjë dëshmi që të thotë se ndarja mund të ndihmojë për të ulur shancet që konflikti të kthehet sërish. Përveç kësaj, ndarja mbart me vete rreziqe për konflikte të reja të brendshme në pjesët e ndara ose konflikete midis dy pjesëve të ndara. Dhe, ne nuk duhet të harrojmë se gjatë gjithë historisë ndarja ka qenë e shoqëruar me kosto të mëdha humanitare, përfshirë shkatërrimin e komuniteteve dhe vdekjen.

Deutsche Welle: Çfarë efektesh ka ndarja territoriale e propozuar?

Nëse i referoheni propozimit serb për ta bërë veriun e Kosovës pjesë të Serbisë, ai ka dy rreziqe kryesore. Kjo ndarje „etnike” do të sillte pasiguri për komunitetin serb që do të vazhdonte të qëndronte në Kosovë. Dhe do të krijonte mundësinë për përpjekje të tjera për ndarje etnike në të ardhmen, ndarje që do të bazoheshin në precedentin që vendoset.

Deutsche Welle: Në artikullin tuaj ju thoni se ndarja mund të funksionojë nën disa kushte. Cilat janë këto kushte?

Ne kemi thënë se nuk mund të marrim parasysh të gjitha mundësitë teorike që thonë se ndarja mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të caktuara, nëse plotësohen parakushte shumë strikte. Por në praktikë, disa parakushte si përshembull mungesa e atyre që quhen xhepa (pocket) të pakicave minoritare në territoret e dy shteteve pas ndarjes, janë të pamundura që të arrihen.

Sa i përket propozimeve që diskutohen tani për Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme të pyes, cilat janë problemet që mendohet të zgjidhen? Dhe a mund të pritet që ndryshimi territorial do i zgjidhë ato? Propozimet janë bërë në kontekstin e Kosovës dhe Serbisë që dëshirojnë të normalizojnë marrëdhëniet, në mënyrë që të arrijnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Me sa duket të dy shtetet posedojnë mekanizma të tjerë për normalizimin e marrëdhënieve, përveç përpjekjeve për ndryshime territorial.

Deutsche Welle: Një pjesë e komunitetit ndërkombëtar mbështet ndarjen dhe një pjesë e kundërshton atë. Pse?

Unë nuk di që të ketë ndonjë segment të komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë ndarjen në këtë rast. Por për fat të keq duket se kemi të bëjmë me rastin, që ose prej mungesës së eksperiencës së administrates së Trumpit, paqëndrueshmërisë, ose thjesht paaftësisë në politikën e jashtme, liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk u është dhënë një mesazh shumë i qartë i kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara për ndryshimet territoriale. Dhënia e një mesazhi është i domosdoshëm për të ulur tensionet dhe rreziqet e bërjes gabim të llogarive.

Deutsche Welle: Në artikullin tuaj ju flisni për ndarje pas luftës civile. Kosova dhe Serbia nuk janë në luftë. Por ato nuk janë as në paqe. A është ndarja zgjidhja e zhinxhirit të konflikteve në Jugosllavi? 

Studimi ynë ka treguar se ndarja nuk është zgjidhje për luftë civile. Nëse mund të zgjidhë problemet politike në një ambient post-konflikti është çështje tjetër, por edhe faktorët që e bëjnë ndarjen të mos jetë në gjendje të parandalojë kthimin në luftë civile dëmtojnë aftësinë e saj për të zgjidhur problemet politike të post- konfliktit. Më shumë se do të zgjidhte një problem ekzistues, ndarja do të krijont një problem tjetër duke ndezur konflikte të reja për shpërndarjen ose konflikte të bazuara në identitet. Ata që mbrojnë idenë e ndarjes duket se çuditërisht injorojnë faktin që pushteti është në thelb të politikës. Shihni ndarjen etnike. Nëse dy grupe do ndaheshin në mënyrë perfekte nga një ndarje, a do të ishte e mundshme që të mos kishte luftra të reja për pushtet në secilin nga grupet etnike, ose do të përjashtonte ndarja e popullsisë çdo mundësi për konflikte midis tyre?

Studimi të cilit i referohet kjo intervistë është shkruar nga Nicholas Sambanis dhe Jonah Schulhofer-Wohl. 

DW

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.