Cila është bukuroshja shqiptare në kopertinën e revistës gjermane 1938?

Feb 18, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Në mesin e fotografive të publikuara nga arkitekti Besnik Aliaj është edhe një revistë gjermane, që i përket tetorit të vitit 1938.

reviste 1938

Çuditërisht, në kopertinën kryesore të kësaj reviste ka pozuar një femër shqiptare që ngjan shumë e bukur, por nuk dihet se cila është.

Ajo është e veshur me rroba popullore dhe ndërkohë është e mbushur me bizhuteri të florinjta.

Ka një shikim në sfond, pak me kokën e ngritur djathtas, por që josh shumë për shkak të syve të kaltër dhe lëkurës së bardhë.

Edhe pse tradicionale, kjo grua shqiptare e kopertinës gjermane ngjan mjaft joshëse. Dhe po ta mendosh, nuk ka as “photoshop”…

Jo më kot revista gjermane “Die Woche”, në kopertinën e botimit të saj të 26 tetorit 1938, ka vendosur titullinpyetje: “Wer kennt die Albanerin?” (Kush e njeh shqiptaren).

Revista i ka kushtuar një editorial me foto shqiptarëve dhe nëse për kopertinën ka zgjedhur një grua të bukur, nga brenda saj është e mbushur me fotografi nga jeta e përditshme e malësorëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura