Champions League/ Sormani mesazh të qartë lojtarëve të Partizanit

Jul 25, 2016 | 21:29
SHPËRNDAJE

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka dhënë një mesazh të qartë kundër euforisë së tepërt që shoqëron skuadrën e tij që pas kualifikimit ndaj Ferencvaroshit. Ndonëse trajneri e pranoi se të gjithë duhej të ëndërronin dhe t’i vinin vetes objektiva sa më të rëndësishëm, ai bëri të qartë se përballë Salzburgut, skuadra nuk e niste kurrsesi ndeshjen si favorite.

sormani partizani

“Siç edhe po e ndiej, është një optimizëm i madh, ndoshta unë mund të them shumë i madh. E konsideroj veten si një njeri mjaft të ekuilibruar. I ftoj të gjithe që shumë shpejt të kthehen me këmbë në tokë. Po flasim për një sfidë ku përballë njëri-tjetrit do jenë miu me elefantin. Ju kujtoj se Salzburgu është në vendin e 48 të renditjes se UEFA-s”, theksoi ai.

Trajneri shpjegoi se ai po mundohej të ruante ekuilibrin mes ndërgjegjshmërisë për vështirësinë e sfidës dhe entuziazmit që duhej për një duel të tillë.”Dua t’ju kujtoj të githëve që presidenti ynë, Gazment Demi, është një person ambicioz, i suksesshëm dhe i ekuilibruar dhe mua më ka zgjedhur për kulturën e punës. Ne duhet të punojmë më shumë se të tjerët dhe të flasim më pak. Ne duhet të bëjmë gjithçka mirë përballë çdo kundërshtari dhe besoj kjo është filozofia që kam aplikuar tek Partizani”, vijoi ai.

13654419_531549190372815_7722050860627720806_n

Në një skuadër ku para individit vihet grupi, Sormani përdori një strategji shumë të veçantë për ta ilustruar këtë koncept, duke ftuar në konferencë për shtyp jo Alban Hoxhën i cili është personazhi i momentit, por Dashamir Xhikën, zëvendësuesin e tij.

“Eshtë krenari që të luajmë për këtë fanellë dhe skuadrën tonë. Çdo ditë u kujtojmë lojtarëve të luajnë për skuadrën dhe me skuadrën. Nuk është aspak e habitshme që Xhika është prezent në konferencën për shtyp. Në një kohë që Alban Hoxha është në vëmendjen e të gjithëve, unë dua t’ju kujtoj të gjithëve se e gjithë kjo arritje që ka bërë Partizani është një sakrificë e tërë skuadrës”, shpjegoi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura