“Çfarë po ndodh me dosjen ‘Shullazi’”, Vasili akuza Markut: E gjunjëzuar para Ramës deri në poshtërim

Sep 21, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila sqaroi situatën e krijuar tek Krimet e Rënda.

Vasili në një postim në Facebook, shkruan se  deklarata e Markut është antiligj dhe thjesht një diarre rilindase.

“E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar”, shkruan më tej Vasili.

Petrit-Vasili

Postimi i plotë

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.

Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.

Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.

E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura