Çfarë i ndodhi? Afërdita Dreshaj nuk e ushqen më me qumësht gjiri djalin e saj dhe arsyeja është kjo

Apr 19, 2021 | 9:04
SHPËRNDAJE

Afërdita Dreshaj, e cila u bë nënë në muajin mars, tregoi se po e ushqente me qumësht gjiri djalin e saj, Sky.

aferdita dreshaj (3)

Mirëpo, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit të realizuar së fundmi, këngëtarja zbuloi se tashmë i vogli i saj ushqehet me formulë.

aferdita dreshaj (6)

Po e ushqeja me qumësht gjiri dhe nuk shkoi mirë! Prandaj ndalova, dhe djali dhe unë tani jemi mirë dhe të lumtur”, shkroi Dreshaj.

aferdita dreshaj (4)

Modelja tregoi gjithashtu se nëna e saj e ndihmon shumë në rritjen e Sky, edhe pse ka një dado, e cila në disa raste qëndron edhe natën për tu kujdesur për djalin.

aferdita dreshaj (7)

Një tjetër e pyeste: “Jo tani, por a dëshiron një fëmijë tjetër pas Sky?”

aferdita dreshaj (8)

Afërdita shkroi: “E nise fjalinë siç duhet”, duke nënkuptuar se momentalisht ajo dhe partneri i saj, Jakub Kindl nuk kanë ndërmend të bëjnë një fëmijë tjetër, duke u përqendruar tërësisht tek Sky.

aferdita dreshaj (1)

Një muaj pas lindjes, Afërdita arriti të rikthehej në super formë dhe për këtë e ka ndihmuar shumë edhe stërvitja dhe kujdesi me ushqimin që ka treguar gjatë gjithë shtatzënisë.

aferdita dreshaj (1)

Megjithatë, modelja ka pranuar se ende nuk është rikthyer në peshën që ka pasur para pritjes së ëmbël.

aferdita dreshaj (1) aferdita dreshaj (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura