Çfarë duhet të kenë kujdes gratë shtatzëna gjatë pushimeve! Ja 10 këshillat dhe si ta kuptoni që diçka nuk është në rregull

Aug 10, 2022 | 13:56
SHPËRNDAJE

Zbuloni gjithçka që çdo grua shtatzënë duhet të dijë përpara se të shkojë në pushime, si edhe simptomat që kërkojnë vëmendje.

shtatzene

Të qenurit shtatzënë nuk do të thotë që ju s’duhet të argëtoheni gjatë pushimeve, përsa kohë ndiqni disa rregulla bazë.

Ja ç’duhet të dini për të kaluar pushime të sigurta:

1. Shmangni diellin dhe vendet shumë të nxehta. Nëse doni të dilni, preferoni ta bëni këtë herët në mëngjes ose pasi dielli të ketë perënduar.

Në vapë, është mirë që të qëndroni në një vend të freskët dhe të mos lëvizni nëse nuk është e nevojshme. Për tu ftohur mund të përdorni shishe me spërkatës me ujë.

2. Pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin! Ideale do ishte të paktën 8 gota

3. Notoni, pa u lodhur shumë, herët në mëngjes ose vonë pasdite, nëse sigurisht ju lejon mjeku.

Sigurohuni që të hyni gradualisht në det, veçanërisht nëse është ftohtë. Kur dilni nga uji, vishni një kostum banje të thatë për të shmangur infeksionet mykotike. Në mëngjes dhe pas perëndimit të diellit është koha e duhur për të ecur kur termometri nuk tregon “të kuqe”.

4. Kujdesuni për higjenën tuaj. Mos u ulni në rërë dhe përdorni një peshqir të pastër sa herë që uleni në një shezllong ose në një karrige për të shmangur kontaminimin.

5.  Përdorni krem ​​kundër diellit me faktor të lartë mbrojtjeje dhe vendosi një kapele të madhe. Kremi kundër diellit që do të përdorni është mirë të ketë një SPF 30 ose më shumë dhe ta vendosni të paktën 20 minuta përpara se të ekspozoheni në diell.

Mos harroni ta aplikoni shpesh nëse futeni në det apo nëse djersiteni shumë. Shmangni plazhin ose pishinat nga ora 11:00 deri në 17:00 kur dielli është shumë i nxehtë.

6. Hani vakte të vogla të shpeshta dhe më të lehta. Dieta juaj përfshin shumë fruta dhe perime, por jo ëmbëlsira, salca të rënda dhe të skuqura, ushqime të pasura me yndyrna, apo me përmbajtje të lartë proteinash që rrisin nxehtësinë metabolike.

7. Shmangni plotësisht alkoolin, por edhe pijet joalkoolike.

8. Reduktoni kripën, e cila shkakton mbajtjen e lëngjeve.

9. Pushoni në çdo rast. Uluni në një karrige të rehatshme, nëse këmbët i ndjeni të fryra, vendosni ato më lart se pjesa tjetër e trupit (mund të vendosni jastëkë poshtë). Flini gjatë drekës dhe nëse mendoni se forca nuk ju mban, kërkoni ndihmë.

10. Vishni rroba të rehatshme, me ngjyra të çelura që nuk ju ngrohin, preferoni pambuk ose lino. Është më mirë të mbuloni të gjithë trupin.

Si ta kuptoni që diçka nuk është në rregull?

Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe vetëm mjeku juaj mund t’ju këshillojë nëse mendoni se diçka nuk është në rregull.

Në përgjithësi, megjithatë, është mirë të dini se nëse ndiheni sikur po nxeheni shumë, keni të përziera, marramendje, dhimbje koke dhe keni ngërçe, këto janë shenja të mundshme të dehidrimit.

Nëse temperatura e trupit të gruas shtatzënë kalon 39 gradë Celsius për më shumë se 10 minuta, vlerësohet se ekziston rreziku i rraskapitjes nga nxehtësia, goditjes nga dielli dhe dehidrimit. Mungesa e lëngjeve mund të shkaktojë kontraktime dhe dhimbje të rreme të lindjes kur shtatzënia është e avancuar.

Ju duhet të kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj nëse keni:

· Gjakderdhje vaginale · Kontraksione
ose ngërçe
· Ënjtje e fytyrës ose duarve
· Dhimbje koke e rëndë
· Çrregullime të shikimit (pamje e turbullt)
· Rritje e lëngjeve vaginale
· Mungesa e lëvizjes së fetusit
· Dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në bark, legen ose mitër
· Të vjella të papritura
· Zvogëlim i numrit të lëvizjeve të fetusit.

Para se të niseni për pushime, konsultohuni me gjinekologun tuaj. Në përgjithësi, udhëtimet nuk janë të ndaluara, por gratë që janë në tremujorin e tretë të shtatzënisë duhet të shmangin udhëtimet me avion (në shtatzënitë binjake, udhëtimet me avion duhet të shmangen pas javës së 20-të të shtatzënisë).

Gjithashtu është mirë të shmangni udhëtimet e gjata me makinë ose të bëni shumë ndalesa për pushim dhe pak shëtitje për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të reduktuar shanset e mpiksjes së gjakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura