Çfarë do të ndodhë pasdite në Kuvend? Zbulohet plani i PD-së

Sep 11, 2017 | 15:57
SHPËRNDAJE

Në një deklaratë për media Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reagur duke u shprehur se ne seancen e radhes qe do te mbahet pasdite ne Kuvend, nuk do te drejtoje pyetje, pasi u tha se nuk lejohet qe te replikohet dhe debatohet.

PD-selia1

Rreagimi i Plote

Deklaratë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  proçedures së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.  Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura