Çështja e detit me Shqipërinë/ Ministri grek Dendias: Dy vendet ende vijojnë konsultimet

Jun 5, 2021 | 14:16
SHPËRNDAJE

dendias

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias i është rikthyer çështjes detare me Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetën ‘Parapolitika’, ministri grek thotë se dy vendet po vijojnë konsultimet.

Teksa i pyetur nga gazetari Kostas Papahliminxhos për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias u përgjigj:

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar.

Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse.

Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”, tha Dendias.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura