Censi i popullsisë dhe banesave/ Drejtoresha e INSTAT zbulon kur do të publikohen të dhënat: Do të jenë gati në…

Jan 16, 2024 | 12:56
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli ka zbuluar se të dhënat e censit të popullsisë dhe banesave do të jenë gati për publikim në muajin qershor.

censii popullsise

Në një deklaratë për mediat, Dhuli u shpreh se pas përfundimit të censit, të dhënat për demografin, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë po përpunohen dhe do të jenë gati në qershor

“Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Dhuli.

Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet procesi.

Censi 2023 është i 12-të në historinë e Shqipërisë, ku i pari është zhvilluar në vitin 1923 dhe i fundit në vitin 2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura