Celine Dion shpërthen në lot për burrin e sëmurë me kancer “Më duhet ta ushqej me tub”

Mar 25, 2015 | 12:33
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Celine Dion ka shpërthyer në lot teksa ka folur për menaxherin dhe burrin e saj Rene Angelil në luftën e tij me kancerin në fyt.

Këngëtarja 46-vjeçare e cila ka hequr dorë nga karriera e saj për të mjekuar burrin e sëmurë, ka thënë se ai e merr ushqimin e tij me një tub të posaçëm ushqyes, shkruan “Daily Mail”.

“Ai nuk mund të hajë, prandaj e ushqej unë. Ai ka një tub ushqyes dhe më duhet t’i jap për të ngrënë 3 herë në ditë”-ka thënë ajo në një intervistë për ABC Neës.

Angelil 73 vjeç, i cili është fotografuar më vonë me gruan dhe gazetaren Deborah Roberts u shfaq i lodhur por me një buzëqeshje në fytyrë.

Dion dhe Angelil u martuan në vitin 1994 pasi u takuan 14 vite më përpara.

Ata kanë 3 djem së bashku, Rene Charles 14 vjeç, dhe binjakët Eddy dhe Nelson 4 vjeç.

“Një ditë do na merret jeta, por tani kemi vendosur të jetojmë”-ka thënë Celine Dion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura