
Në përfundim të takimit në 1960, të zhvilluar në fshehtësi të plotë, Mehmeti i dhuroi Che-së një automatik kallashnikov.
“Unë ende besoj sot se i shtrenjti im Paul Vaillant-Coutourier kishte të drejtë kur thoshte se komunizmi ishte rinia e botës dhe se ai po përgatiste të nesërmet që lëvdojnë”, Gabrile Peri, fjalët e fundit para ekzekutimit, 1941.
Revolucionari Ernesto Che Guevara ishte në ethe. Në fillim të viteve ’60 ishte kthyer në një lloj udhëtari në kërkim të qendrës së kataklizmës së madhe. Oreksi revolucionar ishte i pangopur. Me të mbërritur në Ballkan, në Tiranë në vitin 1960, kërkonte të gjente një gjuhë të përbashkët me armiqtë e hidhur të revizionizmit botëror, fundamentalistët stalinistë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Ky i fundit kishte luftuar në brigadat ndërkombëtare në Spanjë, ishte kreu ushtarak në rezistencën komuniste shqiptare kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, varianti më afër Enverit, shok i spastrimeve, hakmarrjeve dhe përçarjeve, deri në vitin 1981, kur ai vetë u likuidua në një vetëvrasje të sajuar. 
Të gjitha historitë sektare komuniste ishin të përgjakshme, por dyshoj se mund të kenë qenë më të përgjakshme se ato shqiptare.
Ndoshta me përjashtim të Khmer Rouge. Ata do të flisnin për ëndrrat kolektiviste, maninë e barazisë, kultin e njeriut të ri, që me apokalipsin e tij revolucionar, do të zëvendësonte atë të Zotit, hyjnizimi i qenies njerëzore, alternativa laike e transhendencës religjioze. Shqipëria ishte diktatura e vetme komuniste, në të cilën feja ishte e ndaluar me Kushtetutë. Askush në një mënyrë kaq kokëfortë nuk mbrojti trashëgiminë e Stalinit, sa tirania e Tiranës.
El Che vdiq në tetor të vitit 1967 në Bolivi, ku, aktualisht, të shkoje, ishte një mision vetëvrasës. Mehmeti shkroi autokritikën e tij përpara se “të vritej” në dhjetor të vitit 1981. Vila e familjes së Shehut ishte vetëm 50 metra larg vilës së familjes së Hoxhës. Vrasja u organizua nga Sigurimi i Shtetit, me shumë gjasë me urdhër të Enverit, të gruas së tij Nexhmijes dhe të atyre që aspironin për të qenë pasardhës, për të zëvendësuar Mehmetin me Ramiz Alinë.
Në nëntorin e vitit 1960, në Konferencën Botërore të Partive Komuniste e Punëtore, të mbajtur në Moskë, Enveri, i
Po Kadare ka shkruar një libër tronditës, një thriller të vërtetë politik me titull “Pasardhësi”, mbi fundin e Shehut. U botua në rumanisht nga botimet “Polirom”. Kam folur me Bashkim Shehun (i arrestuar dhe i burgosur pas vrasjes së të atit dhe që i shpëtoi vdekjes vetëm prej mëshirës së Enverit), romancier dhe eseist, i biri i Mehmet Shehut. Në shtator të vitit 2001 po shkoja në Barcelonë, në një konferencë që ai kishte organizuar mbi globalizimin. Isha atje bashkë me kushëririn tim, antropologun Fernando Coronil. Fernando u largua, kurse unë e anulova fluturimin, pasi ishte dy ditë pas ngjarjes së 11 shtatorit. Bashkimi ishte shumë i afërt me Agnes Heller e Ferenc Feher, dishepuj të Llukaçit, të kthyer në antikomunistë të orientimit liberal. Fernando u nda nga jeta disa vjet më parë. Ai vetë ishte përzier në ngjarjet radikale të së majtës venezueliane në vitet ’60.
* * *
Kjo është fotografi që duket si gjatë vizitës së Che Guevarës në Tiranë. I thashë një mikut tim që ky duket më shumë si një kolazh, e megjithatë, këtu ata janë së bashku me pamjen që dukeshin asokohe. Të dy ishin shokë obsesionesh, e admironin njëri-tjetrin dhe kolazhi është i justifikuar historikisht. Duke parë mbi ata të dy, El Che-në dhe Mehmetin, dy intelektualë që historia i bëri edhe më të tmerrshëm, dy “makina vrasëse”, të frymëzuar nga një ideologji fatale, duke menduar mbi fatin e tyre, mbi bindjet e tyre mesianik, sesa krime kanë kryer dhe sa të tjerë kanë shtyrë që të bëjnë, në emër të atyre të nesërmeve të përjetshme, mashtruese, terrorizuese, hipnotizuese që do këndoheshin.
P.S. Mendoj se është i nevojshëm një përkufizim i atij që unë e quaj nacionalizëm stalinist, një koncept i rëndësishëm për eksperienca si ajo në Shqipëri, Rumani dhe jo vetëm atje, qeverisja e Kastros është lëkundur përgjatë gjithë ekzistencës së saj mes nacionalizmit stalinist dhe radikalizmit internacionalist:
Si një variant politik brenda Leninizmit, ndryshe nga ajo çka quhet zakonisht komunizmi nacional, stalinizmi nacional në mënyrë sistematike kundërshtonte çdo lloj liberalizimi, për të mos folur demokratizimi. Vlerat themelore të një regjimi të tillë janë vullnetarizmi politik, sektarizmi, radikalizmi, kulti i hierarkisë dhe autoritetit, përbuzja për demokracinë parlamentare dhe konstitucionalizmin. Ky artikull së pari analizon origjinën dhe modelin për stalinizmin nacional, dhe më tej jep shembuj në nga vende të Europës Lindore në epokën post-staliniste: Rumania, Shqipëria, Bullgaria dhe Polonia. Në kontrast me Nikolai Lenin, për Joseph Stalinin, fitorja e plotë, e pakthyeshme e socializmit në Rusi nuk ishte e kushtëzuar nga suksesi i revolucioneve proletare në Perëndim.
Vladimir Tismaneanu
(Contributors.ro)











