Konkursi tek Magjistratura, Pandeli Majko: Sistemi s’varet nga ne, mos e politizoni! Çdo gjë që s’ju pëlqen e shikoni si lodër politike të PS

Apr 29, 2024 | 11:58
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka folur në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur me listat e fituesve në Shkollën e Magjistraturës dhe kërkesën e deputetëve të opozitës për të mbajtur një seancë të posaçme ku të thirren përfaqësues të kësaj shkolle.

Majko

Majko është shprehur se Shkolla e Magjistrutarës nuk varet nga parlamenti dhe se ka institucioneve të tjera që rregullojnë marrëdhëniet me këtë shkollë.

Ai i ka kërkuar opozitës që të mos e politizojnë këtë çështje, sepse sistemi nuk varet nga mazhoranca, duke shtuar se ai mendon se çdo gjë që nuk i pëlen anëtarëve të opozitës, e shohin atë si lodër politike të PS.

Sipas një thirrja e një mbledhje të posaçme në lidhje me këtë në thelb është edhe e paligjshme.

Majko:Unë mendoj qe kemi një rend dite për të diskutuar. Shkolla e Magjistraturës nuk varet nga parlamenti, ka institucione të tjera që rregullojnë një marrëdhënien me shkollën e magjistraturës.

Unë e kuptoj shqetësimin që mund të keni në parim, vetëm mos e politizoni, ata që e kanë fituar janë patronazhistë, kjo është  qesharake.

Unë mendoj që cdo gjë që ju nuk ju pëlqen, ju jeni të prirur që ta shikoni si lodër politike të mazhorancës.

Mirëkuptoni një gjë, është një sistem që nuk varet nga ne. Duke e vlerësuar këtë lloj shqetësimi për numërimin elektronik apo problemet që janë shfaqur atje, mendoj se situata nuk mund të politizohet dhe aq më tepër të bëjmë një seancë të vecantë duke thirrur përfaqësues të magjistraturës, për në thelb kjo është edhe paligjshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura