Televotimi që përcakton finalistët e fundit të Big Brother VIP, Julian Deda “zbulon” banorët që do të eliminohen: Ja cili konkurrent rrezikon

May 15, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

Dy aktorët Julian Deda dhe Egla Ceno kanë diskutuar se cili prej katër banorëve të mbetur do të shkojë në finalen e Big Brother Vip dhe cili prej tyre do të eliminohet.

Në televotim janë Egla Ceno, Heidi Baçi, Françeska Murati dhe Meriton Mjekiqi, por ende nuk dihet se sa prej tyre do të kualifikohen për në finalen e datës 25 Maj. Ndërkohë dy akorët, Romeo Veshaj dhe Jul Deda janë automatikisht pasi u caktuan me votat e publikut në dy televotime të ndryshme.

 

“Kush del të shtunën?”, e pyeti Egla rivalin e saj në garë. Jul Deda u shpreh se më të rrezikuar nga eliminimi janë Françeska Murati dhe Heidi Baçi.

 

Nga ana tjetër, aktori shtoi se edhe moderatori Meriton Mjekiqi është i rrezikuar, por shtoi se gjithçka do të varet nga loja e tij gjatë këtyre ditëve.

Biseda:

Egla: Kush del të shtunën?

Juli: Françeska

Egla: Dy

Juli: Mund të dalë edhe Heidi. Unë nuk e kam idenë çfarë bëhet jashtë por…

Egla: As unë po unë do të doja që kjo gjëja të kishte goca. Ore mund të dalë secili prej nesh sepse si di se çfarë është kjo

Juli: Varet sesi do të sillet Meritoni këto ditë

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura