Cana: Po bisedoj me Marsejën, ende asgjë zyrtare, nuk kam vendosur akoma

Jun 26, 2015 | 14:05
SHPËRNDAJE


Prej ditësh janë bërë publike një sërë mundësish që Lorik Cana ka për të zëvendësuar Lacion, por më në fund vjen edhe një deklaratë e vetë mbrojtësit. Kapiteni i Shqipërisë ka pranuar njërën nga pistat e shumta që po negocion për të ardhmen e tij. Ashtu siç është bërë me dije edhe ditë më parë, skuadra e Marsejës është njëra prej të interesuarave që mund të jetë destinacioni i kapitenit të kuqezinjve.

Konfirmimi-Në një deklaratë të shkurtër të tij, vetë Lorik Cana ka pranuar njërën prej pistave të shumta që janë përfolur për largimin e tij. ”Po jam në bisedime me Marsejën, por nuk ka asgjë të përfunduar dhe zyrtare. Ata më duan, megjithatë unë nuk e kam vendosur ende se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, është shprehur Lorik Cana në një deklaratë të ditës së djeshme…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura