Cakaj bashkon Luginën e Preshevës: Do vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta

Nov 22, 2019 | 11:32
SHPËRNDAJE

79bb69b6-41a8-4dd0-b815-2f0d8d7f4ecf

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj unifikoi në një takim në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me pasivizimin e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore.

Nëpërmjet një komunikimi në Facebook Minisitri Cakaj u shpreh: “Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre.”

de4b55c1-b5cf-4acb-ab7e-afcd47e34b78

Në përfundim Cakaj shprehet krenar me vullnetin e përfaqësuesve për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura