Bykylbashi: Tërheqja e PS, për të mbuluar maskaradën në Lezhë. Kolegji, vendim nën presion

Jul 31, 2013 | 10:03
SHPËRNDAJE

Oerd Bylykbashi

TIRANE- Perfaqesuesi i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor per pushimin e ceshtjes per Lezhen, pas terheqjes se ankimimit te PS per rivotim ne kete qark, duke e quajtur ate vendim nen presionin e maxhorances se re. 

“Arsyet e PS për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji vendim haptazi nën influencën e PS, kjo tregon presion të jashtëzakonshëm të PS që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë”- tha Bylykbashi.

Sipas tij, ligji parashikon që gjykimi vijon edhe në mungesë, pavlefshmëria mund të shqyrtohet edhe kryesisht, ajo është cështje serioze dhe është interes i publikut dhe jo palëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura