“Buzëqesh” Bledar Devolli, Dinamos i rikthehen tre lojtarë për derbin me Partizanin

Feb 8, 2022 | 9:09
SHPËRNDAJE

Që prej së dielës, Dinamo ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, që do të luhet të enjten në orën 18:00 në “Air Albania”.

DINAMO

Stafi teknik ka edhe dy seanca në dispozicion, ndërsa i rikthehen disa lojtarë që munguan në kampionat ndaj Kastriotit.

Mbrojtësi Aleksandër Sofranak ka pasur probleme shëndetësore, ashtu si Goran Siljanovki që mungoi për shkak kartonësh.

Nga minuta e parë ndaj “demave” do të jetë në fushë edhe kapiteni Agim Ibraimi.

Sot dhe nesër trajnerët Devolli dhe Xhafa do të fiksojnë edhe formacionin, me të cilin do të synojnë kualifikimin ndaj Partizanit.

Ndeshja e parë çerekfinale ka përfunduar në barazim 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura