Buxheti e nis keq, Cani: Nga nafta humbim 30 milionë USD

Jan 20, 2016 | 7:53
SHPËRNDAJE

Buxheti edhe për këtë vit do të ketë mosrealizim të ardhurash.  Ende pa u mbyllur muaji janar, mosrealizimi i të ardhurave është tre miliardë lekë. Deklarata u bë në Komisionin e Ekonomisë nga ministri i Financave Cani. Dhe sipas tij, kjo ulje të ardhurash vjen për shkak të rënies që ka pë- suar çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare. Deputetët e opozitës i kundërshtuan deklaratat e kreut të Financave, pasi sipas Bodes taksat llogariten me çmimin e shitjes me pakicë të naftës.

1340028826-naftaa-zh

Ndryshimi i çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk ndikon në të ardhurat, dhe sipas tij shkak i mosrealizimit ka qenë evazioni. Bode tha se për 2015-n janë zhdoganuar 10 mijë tonë naftë më pak dhe 26 për qind cigare më pak se në 2014-n.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dje në Komisionin e Ekonomisë deklaroi se gropa e të ardhurave për vitin 2015 është 11,7 miliardë lekë, ku 9,7 miliardë janë të argumentuara me zëra. Sipas Canit, të ardhurat për janarin deri tani kanë mosrealizim 3 miliardë lekë. “Nuk janë realizuar të ardhurat dhe jua shpjegova arsyet. Nga 11,7 miliardë, 9,7 miliardë janë gropë e realizuar me zëra. Pse duhet të përdorni gjithnjë shprehje ‘mina’, ‘dinamit’, ‘gropa’? Sa e bëmë buxhetin, nuk kaloi shumë.

Tre miliardë janë minus të ardhurat në teori, se nuk e dimë si do të shkojë viti. Por me këto çmime nafte, rezultantja është direkt minus 2,9 miliardë”. Pas kësaj deklarate, deputeti i opozitës Bode tha se çmimi i naftës në bursa nuk ndikon në të ardhura. “Për çmimin e të tjerëve kujtoni litarin në shtëpinë e të varurit. Sipas INSTAT-it, 178 lekë për litër ishte vjet çmimi i naftës, kurse këtë vit e keni 163 lekë për litër dhe taksat paguhen për çmimin fundor. Çmimi i naftës në tregjet e huaja nuk ndikon në të ardhurat.

Pse nuk thotë Qeveria që ka zhdoganuar 10 mijë tonë naftë më pak, apo 160 tonë cigare, apo 26 për qind më pak për 2015-n krahasuar me 2014- n”. Opozita tha se mosrealizimet për 2015-n arrijnë në 200 milionë dollarë, në një kohë kur taksat u rritën 160 milionë dollarë. Bode u shpreh se vetëm një e katërta e tyre është mbledhur, apo 40 milionë dollarë. Debati i të ardhurave u bë gjatë diskutimeve të dy akteve normative për ndryshimin e buxhetit.

Cani deklaroi se ndryshimet në aktin e parë të buxhetit bëhen për rialokim të 5,2 miliardë lekë fonde të projekteve, që nuk kanë pasur ecuri të lartë, drejt atyre me performancë më të mirë. Ndryshimet e dyta, sipas ministrit, u bënë për dhënie hua 1 miliard lekë KESH-it, për shkak të thatësirës dhe përdorimit të fondit prej 1,5 miliardë lekësh për shpërblimet e fundvitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura